Sport

Superiore/ Gara për mbijetesë mbetet e hapur. Vora i merr një pikë Flamurtarit në shtëpi

Flamurtari mbetet në vendin e fundit dhe vazhdon të luftojë për mbijetesë, ndërsa Vora merr një pikë të vlefshme që e ngjit në vendin e shtatë, por ende në një zonë të rrezikshme.

11 Prill 2026, 22:31 Nga DOSJA

Superiore/ Gara për mbijetesë mbetet e hapur. Vora i merr një

VLORE - Flamurtari dhe Vora ndanë pikët në një përballje të luftuar, që u mbyll në barazim 1-1 në javën e 31-të të Abissnet Superiore.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë, teksa miqtë kaluan të parët në avantazh që në minutën e 6-të me anë të Luis Felipe. Reagimi i vendasve ishte i shpejtë dhe në minutën e 14-të Bangaly riktheu barazpeshën, duke vendosur rezultatin përfundimtar që në pjesën e parë.

Fraksioni i dytë nuk prodhoi gola, pavarësisht përpjekjeve nga të dyja skuadrat. Loja u karakterizua edhe nga ndërhyrje të forta, me dy kartonë të verdhë të dhënë në fundin e pjesës së parë.

Ky barazim e lë situatën të hapur në fundin e tabelës, ku Flamurtari mbetet në vendin e fundit dhe vazhdon të luftojë për mbijetesë, ndërsa Vora merr një pikë të vlefshme që e ngjit në kuotën e 31 pikëve, duke u renditur në vendin e shtatë, por ende në një zonë të rrezikshme.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll