Sport

VIDEO/ Pas 12 vitesh mungesë, presidenti i Shakhtar-it shfaqet në stadium...

Rinat Akhmetov mungonte që nga viti 2014

11 Prill 2026, 17:00 Nga DOSJA

VIDEO/ Pas 12 vitesh mungesë, presidenti i Shakhtar-it shfaqet në

POLONI - Të shohësh një president klubi duke e parë ekipin e tij të luajë nga tribunat dhe pastaj të zbresë në dhomat e zhveshjes në fund të ndeshjes është rutinë në pothuajse çdo klub në botë, por jo te Shakhtar Donetsk.

Ndodhi të enjten e kaluar, por kjko është e pazakontë dhe për këtë arsye po bën lajm. Rinat Akhmetov nuk kishte parë një ndeshje të Shakhtarit drejtpërdrejt që prej 12 vitesh. E fundit ishte më 2 maj 2014, kundër Illichivets Mariupol (një fitore 3-1).

Pas kësaj, Shakhtar u detyrua të largohej nga Donetsku për shkak të konfliktit ushtarak midis Rusisë dhe Ukrainës, i cili fillimisht u përqendrua në rajonin e Donbasit. Në gusht dhe tetor 2014, stadiumi madje u bombardua.

Në vitet e fundit, Shakhtarit i është dashur ta bëjë Lvivin bazën e tij, madje ndeshjet evropiane luhen në Krakov të Polonisë. Zakonisht pa Akhmetovin, i cili tha se do të kthehej për të parë ekipin vetëm kur të kishin mundësi të ktheheshin në Donetsk.

Këtë të enjte ai bëri një përjashtim dhe mori pjesë në ndeshjen kundër AZ Alkmaar, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Konferencës. Një vendim i motivuar edhe nga momenti i zisë që përjetoi klubi, për shkak të vdekjes së Mircea Lucescu, trajnerit që drejtoi Shakhtar midis viteve 2004 dhe 2016, dhe me të cilin fitoi 22 tituj, përfshirë Kupën UEFA në sezonin 2008/09.

Presidenti i Shakhtarit shkoi në Bukuresht për t’i bërë homazhe trajnerit legjendar rumun, dhe më pas udhëtoi për në Krakov, ku pa ekipin e tij, të drejtuar nga turku Arda Turan, të fitonte 3-0.

"Futbolli është një lojë emocionesh. Sot jam i lumtur. Loja ishte e shkëlqyer. Ekipi ishte i organizuar nga sekondën e parë deri në të fundit. I përgëzoj të gjithë tifozët e Shakhtarit dhe të gjithë tifozët ukrainas. Nuk kisha qenë në stadium për 12 vjet, nuk e kisha parë ekipin për 12 vjet. Është një ditë shumë e rëndësishme në jetën time", tha ai më pas.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll