VIDEO/ Pas 12 vitesh mungesë, presidenti i Shakhtar-it shfaqet në stadium...
POLONI - Të shohësh një president klubi duke e parë ekipin e tij të luajë nga tribunat dhe pastaj të zbresë në dh...
Italia mund të ripranohet falë renditjes së FIFA-s, pasi është në vendin e 12-të, por nuk është e thënë që FIFA të bëjë zgjedhjen në bazë të klasifikimit. Tani ka nisur të qarkullojë një hipotezë…

ITALI - A do të ripranohet vërtet Italia në Botërorin 2026? Të Kaltrit u mundën nga Bosnja në finalen e play-off-it (gjë që i ndodh për herë të tretë radhazi) dhe humbën shansin për të qenë protagonistë në evenimentin më të rëndësishëm futbollistik.
Por një tërheqje e mundshme nga Irani mund të ndryshojë situatën dhe të sjellë edhe një përmbysje të grupeve. Çfarë do të ndodhte nëse Irani vërtet vendos të bojkotojë turneun?
Irani jashtë Botërorit? Skenari që çon në ripraninim e Italisë
Në këtë rast është FIFA ajo që do të marrë një vendim. Neni 6 pika 7 e rregullores shpjegon se FIFA mund të zgjedhë një zëvendesues në mënyrë ekskluzive. Italia mund të ripranohet falë renditjes së FIFA-s, pasi është në vendin e 12-të, por nuk është e thënë që FIFA të bëjë zgjedhjen në bazë të klasifikimit. Në fakt ka mundësi që të bëhen disa vlerësime.
Italia apo Emiratet e Bashkuara Arabe? Ja për kë do të vendoset
Në rast të tërheqjes së Iranit, është mëse e mundur që të zgjidhet një kombëtare aziatike dhe në këtë rast mund t’iu takojë Emirateve të Bashkuara Arabe që janë eliminuar nga Iraku në play-off. Vendimi përfundimtar i takon një komisioni të posaçëm i thirrur për të zgjedhur se si duhet plotësuar vendi bosh në Grupin G.
Këshilli i FIFA është një organizëm i përbërë nga 37 anëtarë, një president i zgjedhur nga Kongresi i FIFA-s, dmth Gianni Infantino, 8 zv/presidentë dhe 28 anëtarë të zgjedhur nga Federatat. Për UEFA, i pranishëm është Alexander Ceferin.
Hipoteza e super-play-off-it
Ekziston edhe një hipotezë tjetër, e ndezur nga media amerikane ‘The Athletic’, një super-play-off i bujshëm kontinentar që FIFA mund ta organizojë në rast se Irani bojkoton Botërorin që do të përfshinte disa prej skuadrave të humbura në finalet e play-off, një miniturne që mund të organizohet në SHBA në prag të fillimit të Botërorit
Ripranimi i mundshëm në Botëror, kohët
Brenda cilit afat do të merret vendimi final? Neni 6 i rregullores së FIFA përcakton se çdo kombëtare pjesëmarrëse që tërhiqet nga Botërori në më pak se 30 ditë nga ndeshja e parë e saj në kompeticion do të gjobitet me të paktën 500 mijë franga zvicerane nga Komisioni i Disiplines së FIFA.
Kështu data e fundit për të kuptuar vendimin e Iranit dhe zgjedhjen e mundshme të FIFA mbetet 13 maji edhe pse ka të ngjarë që edhe për arsye organizative, vendimet të merren edhe më përpara.
B.T (Dosja.al)
POLONI - Të shohësh një president klubi duke e parë ekipin e tij të luajë nga tribunat dhe pastaj të zbresë në dh...
FRANCE - Paul Pogba u rikthye në fushë këtë të premte në mbrëmje kundër Paris FC (4-1), pasi nuk kishte luajtur që...
SPANJE - Barazimi i Real Madridit kundër Gironas (1-1) nuk shkaktoi reagime vetëm në Madrid. Në Barcelonë, kjo humbje u pri...
ANGLI - Arsenali humbi ndaj Bournemouth në stadiumin Emirates të shtunën në një ndeshje të vë...
BRAZIL - Është një pyetje që aktualisht e magjeps të gjithë kombin brazilian: a do të jetë i pranishëm Neymar n&e...
ZVICER - Ndeshja midis Thun dhe Basel, e planifikuar për sonte në orën 20:30 të mbrëmjes, nuk do të luhet. Kjo për shkak t&...
SPANJE - Ekziston një pikëpyetje e madhe mbi të ardhmen e Robert Lewandowskit, kontrata e të cilit me Barcelonën skado...
GJERMANI - Tifozët e Borussia Moenchengladbach kanë vendosur të bëjnë një protestë jo të zakonshme kundër Leipzig...
Endrick gjatë barazimit të OL në Le Havre (0-0), më 15 mars në Ligue 1 FRANCE - Pas nëntë ndeshjesh pa fitore ...
SPANJE - Verën e kaluar, AS Monaco arriti një transferim të shkëlqyer duke marrë Ansu Fati në huazim me mundësi blerjeje ng...