"Ai duhet të punojë më shumë": Tre muaj pas mbërritjes te Lyoni, Endrick zhgënjen!
Endrick gjatë barazimit të OL në Le Havre (0-0), më 15 mars në Ligue 1 FRANCE - Pas nëntë ndeshjesh pa fitore ...
Objektivi është që të reduktohen sa më shumë të ardhurat e gjeneruara direkt për Leipzigun, që konsiderohet nga një pjesë e tifozerisë si model në kundërshtim me vlerat tradicionale të futbollit.

GJERMANI - Tifozët e Borussia Moenchengladbach kanë vendosur të bëjnë një protestë jo të zakonshme kundër Leipzigut; nuk ka konsumime birre dhe salçiçesh në stadium për të goditur ekonomikisht klubin kundërshtar.
Nisma është ndërmarrë nga shoqata e tifozëve ‘Fpmg’ në prag të ndeshjes së kësaj të shtune me një apel të qartë; të evitohet çfarëdo lloj konsumi brenda impiantit.
Objektivi është që të reduktohen sa më shumë të ardhurat e gjeneruara direkt për Leipzigun që konsiderohet nga një pjesë e tifozerisë si model në kundërshtim me vlerat tradicionale të futbollit.
Protesta përfshihet në një kontestacion tashmë të konsoliduar kundër klubit sakson; gjatë ndeshjeve, tifozët e Moenchengladbach fërshëllejnë sistematikisht skuadrën e Leipzigut kur kanë topin në zotërim në 19 minutat e para.
Bojkoti i kateringut nuk është i rastësishëm. Të ardhurat nga ushqimi dhe pijet mund të jenë të rëndësishme për klubin. Sipas vlerësimeve në këtë sektor, skuadra të mëdha si Borussia Dortmund arkëtojnë rreth 1 milion euro për ndeshje nga këto aktivitete edhe pse Leipzig regjistron shifra më të ulëta për shkak të kapacitetit të stadiumit.
Për të evituar kufizime të mundshme, tifozët ftohen të konsumojnë pijë dhe ushqim jashtë stadiumit. Për transfertën e së shtunës janë parashikuar që të jenë 4.700 tifozë të Gladbach.
Por në aspektin sportiv, protestat deri tani nuk kanë sjellë rezultate; Borussia Moenchengladbach nuk ka fituar kurrë ndaj Leipzig. Për më tepër në këtë ndeshje kthehet kapiteni Rocco Reitz, i destinuar të transferohet te Leipzigu sezonin e ardhshëm.
B.T (Dosja.al)
Endrick gjatë barazimit të OL në Le Havre (0-0), më 15 mars në Ligue 1 FRANCE - Pas nëntë ndeshjesh pa fitore ...
SPANJE - Verën e kaluar, AS Monaco arriti një transferim të shkëlqyer duke marrë Ansu Fati në huazim me mundësi blerjeje ng...
FRANCE - Ky lajm padyshim do t’i gëzojë tifozët parizienë. Në orët e fundit, RMC Sport njoftoi se zgjatja e kontrat&e...
TURQI - Ky sezon nuk po rezulton aspak i lehtë për Kristjan Asllanin, i cili ende nuk ka arritur të gjejë stabilitetin e duhur në kar...
SPANJE - Policia Kombëtare Spanjole ka arrestuar një burrë në Madrid, i cili dyshohet se rekrutonte futbollistë të rinj nga Amer...
Hansi Flick dhe Manolo Gonzalez, trajnerë të FC Barcelona dhe RCD Espanyol SPANJE - Spotify Camp Nou do të presë një der...
GJERMANI - Sirenat e tregut ndërkombëtar të transferimeve nuk pushojnë së rënuri, veçanërisht kur bëh...
SHBA - Amerika e Jugut do të përfaqësohet fuqishëm në Kupën e Botës me ekipe të afta për të arritur nivelet ...
ITALI - A mendoni se futbollistët nënshkruajnë kontrata vetëm për para dhe vila me pishina? Gaboheni rëndë. Përga...
AUSTRI - Pavarësisht vështirësive të fundit të Red Bull dhe spekulimeve rreth një daljeje të mundshme të parakohshme n...