Sport

VIDEO/ Sulmohet me gurë autobusi i Atletico Madridit në Camp Nou, thyhen dy xhama…

“Ky nuk është një incident i izoluar; është ajo që ndodh zakonisht kur vijmë në Barcelonë", komentoi trajneri i Atlético Madrid, Diego Simeone

8 Prill 2026, 23:33 Nga DOSJA

VIDEO/ Sulmohet me gurë autobusi i Atletico Madridit në Camp Nou,

SPANJE - Autobusi i Atlético Madrid u godit me gurë me të mbërritur në Camp Nou për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës. Dy dritare u thyen. Kjo kishte ndodhur edhe gjatë ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

"Klubi është ende i njëjtë, nuk mund ta përmirësojmë. Ky nuk është një incident i izoluar; është ajo që ndodh zakonisht kur vijmë në Barcelonë", komentoi trajneri i Atlético Madrid, Diego Simeone, siç raportohet nga Fabrizio Romano.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll