Sport

Nuk ka fitues as në Rrogozhinë, Egnatia-Elbasani 1-1 në gjysmëfinalen e parë të Kupës

Ndeshja e kthimit, më 22 prill në “Elbasan Arena” do të luhet pas dy javësh, ku të dyja ekipet do të luajnë për kualifikimin në finale.

8 Prill 2026, 21:23 Nga DOSJA

Nuk ka fitues as në Rrogozhinë, Egnatia-Elbasani 1-1 në

RROGOZHINE - Gjysmëfinalja e parë e Kupës së Shqipërisë mes Egnatias dhe Elbasanit nuk prodhoi fitues, me takimin që u mbyll me barazimin 1-1.

Takimi i luajtur në Rrogozhinë nisi me emocione, me Sotën që kaloi në avantazh vendasit që në minutën e 5-të të takimit. Verdheblutë arritën të barazonin një minutë nga fundi i pjesës së parë me Ze Gomes (44’).

Pjesa e dytë nuk prodhoi po aq emocione, me të dyja skuadrat që menaxhuan rezultatin.

Ndeshja e kthimit, më 22 prill në “Elbasan Arena” do të luhet pas dy javësh, ku të dyja ekipet do të luajnë për kualifikimin në finale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll