Sport

Kupa e Shqipërisë/ Dy penallti dhe karton i kuq, por Dinamo-Vllaznia nuk ka fitues...

Pas barazimit 1-1 në “Air Albania”, skuadra finaliste e Kupës së Shqipërisë do të përcaktohet në takimin e kthimit më 23 prill në “Loro Boriçi” të Shkodrës

8 Prill 2026, 21:02 Nga DOSJA

Kupa e Shqipërisë/ Dy penallti dhe karton i kuq, por Dinamo-Vllaznia

TIRANE - Dinamo dhe Vllaznia kanë barazuar 1-1 në “Air Albania” në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë, në një duel që prodhoi çdo gjë.

Të dyja skuadrat treguan kujdes, por goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 43-të, me shkodranët që kaluan në avantazh me anë të Bismark.

Në pjesën e dytë, “Nëndetësja” kishte mundësinë të barazpeshonte sfidën, por Bregu gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 53-të.

Në pjesën e mbetur të lojës, kuqeblutë  ngelën me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Gurishtës në minutat e fundit, ndërsa barazimi erdhi në minutën e 102-të nga Bregu, i cili kësaj radhe nuk gaboi nga pika e bardhë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll