Sport

Arteta me superlativa: "David Raya është i jashtëzakonshëm, madhështor, i pabesueshëm"

David Raya ishte arkitekti i fitores së ngushtë, por vendimtare 1-0 të Arsenalit ndaj Sportingut të martën në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Mikel Arteta, plot admirim, vlerësoi performancën e portierit të tij.

8 Prill 2026, 16:00 Nga DOSJA

Arteta me superlativa: "David Raya është i

PORTUGALI - Mikel Arteta, trajneri i Arsenalit, pas fitores 1-0 kundër Sporting Lisbon, u shpreh: “Evolucioni i lojës, mendoj, do të thotë që të gjitha pozicionet po evoluojnë. Pozicioni i portierit, padyshim, ka ndryshuar shumë dhe ka evoluar me shpejtësi vitet e fundit.

Sasia e gjërave që kërkojmë prej tyre është me të vërtetë e rëndësishme. Por shumë pozicione sot përballen me situata dhe kërkesa shumë të ngjashme. Lojtarët duhet të përshtaten me këtë. 

Dhe kur, përveç cilësive të David Rayas, ke guximin dhe vullnetin për të bërë gjëra të caktuara, atëherë mund të arrish një nivel tjetër. Davidi është i jashtëzakonshëm, madhështor, i pabesueshëm. Nuk e di se cili mbiemër është i duhuri. Dhe kjo mjafton. Jemi shumë të lumtur që e kemi.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll