Sport

Tottenhami nuk e lejon reperin Kanye Westin të performojë në stadiumin e tyre...

Historikisht i lidhur me komunitetin hebre, Tottenham refuzoi ta lejonte Kanye West të përdorte stadiumin Tottenham Hotspur për koncertet e tij për shkak të deklaratave antisemite të reperit amerikan në të kaluarën.

7 Prill 2026, 11:00 Nga DOSJA

Tottenhami nuk e lejon reperin Kanye Westin të performojë në

ANGLI - Pas publikimit të Bully, albumit të tij të 12-të në studio, më 28 mars, reperi amerikan Ye, i njohur më parë si Kanye West, njoftoi disa data për turneun e tij ndërkombëtar.

Me një ndalesë të planifikuar në Angli, Ye dhe ekipi i tij iu drejtuan klubit të futbollit Tottenham Hotspur për të organizuar disa koncerte në stadiumin e tyre.

Sipas Daily Mail , drejtuesit e Spurs thuhet se refuzon ta mirëpriste fituesin 24 herë të çmimit Grammy në stadiumin e tyre për shkak të lidhjeve historike të klubit me komunitetin hebre dhe deklaratave të mëparshme antisemite të reperit amerikan.

Pas këtij refuzimi, Kanye West u njoftua si kryesuesi i Wireless Festival, festivali më i madh i muzikës urbane në Mbretërinë e Bashkuar.

Kryeministri britanik Keir Starmer e përshkroi këtë program si "thellësisht shqetësues". Sipas Daily Mail, po merret në konsideratë edhe një ndalim i mundshëm i hyrjes së reperit në Mbretërinë e Bashkuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll