Sport

Chicago Bulls i zhgënjyer nga sezoni, shkarkon zv.presidentin dhe menaxherin…

Ndërsa sezoni i rregullt i NBA-së po i afrohet fundit, Chicago Bulls kanë vendosur të shkarkojnë zëvendëspresidentin Arturas Karnisovas dhe drejtorin e përgjithshëm Marc Eversley. Të dy kishin qenë në pozicionet e tyre për gjashtë vjet.

7 Prill 2026, 10:30 Nga DOSJA
Chicago Bulls i zhgënjyer nga sezoni, shkarkon zv.presidentin dhe
Marc Eversley (majtas) dhe Arturas Karnisovas janë shkarkuar

SHBA - Gjërat po ndryshojnë në Çikago. Ndërsa sezoni i rregullt i NBA-së po i afrohet fundit dhe pas një tjetër sezoni zhgënjyes për Bulls, skuadra ka vendosur të shkarkojë zv.dëspresidentin e saj, Arturas Karnisovas, dhe menaxherin e saj të përgjithshëm, Marc Eversley. Të dy ishin punësuar në fillim të sezonit 2020-2021.

Që nga mbërritja e tyre, skuadra e Çikagos ka një rekord prej 224 fitoresh dhe 254 humbjesh, dhe niveli i saj ka mbetur për tre sezone: i 10-ti në 2022-2023, i 9-ti në 2023-2024 dhe në 2024-2025.

Gjatë kësaj periudhe, Bulls kanë arritur në play-off vetëm një herë, në 2021-2022 (i gjashti në sezonin e rregullt), kur u eliminuan në raundin e parë nga Milwaukee (4-1).

Çikago është i dymbëdhjeti në Konferencën Lindore

“Këto vendime nuk janë kurrë të lehta, veçanërisht kur ato përfshijnë njerëz që i respektojmë kaq shumë, si personalisht ashtu edhe profesionalisht ”, tha Michael Reinsdorf, pronari i klubit, në një deklaratë të lëshuar të hënën e Pashkëve. 

“Jemi mirënjohës për përkushtimin e tyre dhe punën që kanë bërë gjatë gjashtë viteve të fundit. Megjithatë, nuk kemi arritur suksesin që meritojnë tifozët tanë dhe është përgjegjësia ime ta udhëheq ekipin tonë në një drejtim të ri. Ky vendim synon të sigurojë suksesin afatgjatë të ekipit tonë.”

Këtë sezon, Bulls patën një nisje të shkëlqyer, duke fituar gjashtë nga shtatë ndeshjet e tyre të para, por dëmtimet e penguan këtë vrull. Dhe lëvizjet e shumta të bëra në fund të dritares së shkëmbimit - përfshirë blerjen e francezit Guerschon Yabusele - nuk e përmbysën këtë rënie. Çikago aktualisht ndodhet në vendin e 12-të në renditjen e Konferencës Lindore.

"Dua që tifozët tanë të dinë se i dëgjoj dhe e kuptoj zhgënjimin e tyre. E di që do të duhet kohë dhe jam plotësisht i përkushtuar për të gjetur një zgjidhje. Jemi të vendosur të ndërmarrim hapat e nevojshëm për t'i çuar Bulls përpara ", përfundoi Reinsdorf.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll