Sport

Starton ndeshja Kosovë-Turqi, shkelmohet topi i parë në stadiumin “Fadil Vokrri”

Dardanët pas një fushate kualifikuese shumë pozitive dhe pas suksesit në gysmëfinale ndaj Sllovakisë, kërkojnë kualifikimin historik.

31 Mars 2026, 20:45 Nga E. D

Starton ndeshja Kosovë-Turqi, shkelmohet topi i parë

PRISHTINË- Ka startuar ndeshja Kosovë- Turqi. Dardanët pas një fushate kualifikuese shumë pozitive dhe pas suksesit në gysmëfinale ndaj Sllovakisë, kërkojnë kualifikimin historik.

Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, teksa si trajneri Foda, ashtu edhe homologu Montella kanë ndarë mendjen për rreshtimet. Mungesë e rëndësishme, siç dihet te dardanët është ajo e Amir Rrahmanit. Te skuadra turke nuk ia del Demiral, për shkak dëmtimi.

Kosova: Muric; Dellova, Hajrizi, Hajdari; Vojvoda, Hoxha, Rexhbecaj, Muslija, Gallapeni; Asllani, Muriqi;

Turqia: Ugurcan, Kadioglu, Bardakci, Kabak, Celik; Calhanoglu, Yuksek; Yildiz, Guler, Alper; Akturkoglu./Dosja.al

ndeshja kosovë- turqi

Sondazh

Poll