Sport

“Luani fuqishëm dhe bëjeni Kosovën krenare”, Ambasada amerikane në Prishtinë ndan mesazhin për ndeshjen Kosovë-Turqi

Në lidhje me këtë, ambasada amerikane në Prishtinë ka shprehur mbështetjen e saj për Kosovën. 

31 Mars 2026, 16:27 Nga E.d
“Luani fuqishëm dhe bëjeni Kosovën
Përfaqësuesit e ambasadës

PRISHTINË- Ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë do të luhet këtë mbrëmje në orën 20.45, në Prishtënë. Në lidhje me këtë, ambasada amerikane në Prishtinë ka shprehur mbështetjen e saj për Kosovën. 

Përmes një postimi në rrjetet social, amabasada motivon lojtarët të luajnë fuqishëm dhe ta bëjnë Kosovën krenare. Krahas shkrimit, në foton e postuar shihen përfaqësues të ambasadës, të cilët kanë veshur uniformën e përfaqësueses së Kosovës.

“Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, po ju brohorasim, luani fuqishëm dhe bëjeni Kosovën krenare”, shkruan Ambasada e SHBA-së në Kosovë./Dosja.al

kosovë turqi ndeshja

Sondazh

Poll