Sport

FOTOLAJM/ Me veshje tradicionale, flamurin kombëtar dhe tupana, tifozët në Kosovë e “djegin” para ndeshjes me Turqinë

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe qindra shqiptarë janë nisur nga Shqipëria në drejtim të Kosovës, për të mbështetur Dardadët. Edhe pse na ndajnë disa orë nga startimi i ndeshjes, atmosfera në rrugët e Prishtinës është ndezur.

31 Mars 2026, 18:02 Nga E. D

FOTOLAJM/ Me veshje tradicionale, flamurin kombëtar dhe tupana,

PRISHTINË- Prishtina sot është kthyer në qendrën e shqiptarisë, pasi shqiptarët nga çdo vend i botës kanë udhëtuar për në kryeqytetin e Kosovës, ku dardanët do të sfidojnë Turqinë në finalen e play off të Botërorit.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe qindra shqiptarë janë nisur nga Shqipëria në drejtim të Kosovës, për të mbështetur Dardadët. Edhe pse na ndajnë disa orë nga startimi i ndeshjes, atmosfera në rrugët e Prishtinës është ndezur.

Me flamuj të Kosovës, veshje kombëtare, flamuj kuqezi qytetarët kanë mbushur rrugët, ndërsa urojnë fitoren për ekipin e Kosovës. Ndërkohë në Prishtinë kanë mbërritur edhe tifozët turq për të mbështetur ekipin e tyre./Dosja.al

prishtine ndeshja kosove- turqi

Sondazh

Poll