Insights

SHËNIM: Ku i ‘vodhi’ Erion Braçe pamjet e aksionit kundër BIXHOZIT, zv.kryeministri nxjerr ‘sekretin’ policor, kur st

21 Shkurt 2020, 17:11 Nga DOSJA
SHËNIM: Ku i ‘vodhi’ Erion Braçe pamjet e aksionit

TIRANE- Erion Braçe, zëvendës Kryeministri i Shqipërisë, publikoi sot disa pamje dhe shkruan se janë nga operacioni që zhvilloi Policia e Shtetit në disa qytete të Shqipërisë. Me mburrje, numri 2 i qeverisë, tregon suksesin e uniformave blu në këtë operacion, duke publikuar foto dhe video nga operacioni.

Por Braçe nuk na tregon se ku i gjeti këto video, nëse janë dhënë në rrugë jo zyrtare nga ndonjë punonjës policie, për t’i treguar se dje po punonte apo i janë dhënë zyrtarisht nga Policia e Shtetit. Vetë Braçe dhe shefi i tij, ministri i Brendshëm, deputetë e ministra të tjerë janë shprehur se policia është e pavarur dhe nuk ka detyrim të raportojë tek askush përveç eprorit, që është drejtori i Përgjithshëm.

Por në operacion ka marrë pjesë dhe Prokuroria e Tiranës, ndaj Braçe duhet të shpjegojë nesë pamjet i janë dhënë nga ndonjë prokurorë që ka “hall” Vetting-un, dhe i tregon se është shumë i devotshëm për të vijuar punën, apo nga Policia.

E ndërkohë, Policia këto pamje nuk i ka publikuar në asnjë kanal të saj, as në faqen zyrtare, as në Facebook, Twitter e Instagram. Prandaj nuk dihet se ku i ka gjetur Erion Braçe pamjet.

Prandaj shtrohen disa pyetje që kërkojnë përgjigje:

Ku i gjeti Erion Braçe pamjet e operacionit?

Pse nuk i ka publikuar në asnjë kanal të saj Policia këto pamje?

Pse nuk i janë vënë në dispozicion medias këto pamje por dërgohen në adresë të zv. kryeministrit?

A është Policia e Shtetit një institucion i pavarur, duke i siguruar pamje numrit dy të qeverisë?

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione arrestimet per lojerat e fatit erion brace fati i lojerave arrestimet per lojerat e fatit erion brace fati i lojerave

Sondazh

Poll

Insights 20 Shkurt 2020, 20:44

Në vend të një testamenti

(R.I.P Dhjetor ’90 dhe Shkurt ’91. Ndoshta kështu mendojnë edhe shokët e mi të Dhjetorit ’90 dhe Shkurtit ’91)A mundemi ta ndryshojmë jetën tonë?A m...

Insights 20 Shkurt 2020, 15:23

Për bustin që nuk e rrëzuam kurrë

TIRANË– Më 20 shkurt 1991, unë isha 10 vjeç. Kam qenë gjithë sy e veshë për të dëgjuar nga të rriturit diçka më shumë, një koment apo përjeti...

Insights 20 Shkurt 2020, 09:55

Paraziti – Kush është paraziti?

Dhe kjo çështje nuk lidhet aq shumë me përtesën që shikuesit e filmave mund të kenë në lidhje me leximin e titrave, sa lidhet me konsiderimin e Hollywood...

Insights 14 Shkurt 2020, 17:19

Turpi i varfërisë

TIRANË -Ekziston një turp për të cilin rrallë flitet në Tiranë. Turpi i varfërisë. Edhe pse populli më i varfër i Europës sipas çdo statistike kombë...