Insights

Për bustin që nuk e rrëzuam kurrë

20 Shkurt 2020, 15:23 Nga DOSJA
Për bustin që nuk e rrëzuam kurrë

TIRANË– Më 20 shkurt 1991, unë isha 10 vjeç. Kam qenë gjithë sy e veshë për të dëgjuar nga të rriturit diçka më shumë, një koment apo përjetim. Më kujtohet shumë mirë ajo ditë sepse të gjithë pëshpërinin në Gjirokastër. Disa ishin optimistë e disa të tjerë nuk besonin se rregjimi do të ndryshonte. Ishte aq i madh ky mosbesim saqë vazhdonin të më porosisnin se nuk duhet të flisja, as të jepja mendim e aq më pak të përcillja tek shokët e klasës apo të lagjes ato që fliteshin në shtëpi.

Të gjithë ishin të kujdesshëm. Mbaj mend në klasë njëherë pyeta shoqen e bankës që po fliste kundër rregjimit: po ti Ela nuk e do xhaxhin Ramiz? Dhe u habita shumë kur ajo mu përgjigj që nuk e donte.  Ndërkohë mësueset vazhdonin të na thonin se partia ishte e fortë.  Me këto mendime në kokë isha edhe atë ditë të mërkurë shkurti, teksa po shihja në televizorin e vogël me ngjyra të fqinjës së katit të tretë atë që po ndodhte në shesh. Për mua si fëmijë, momenti i rrezimit të bustit ishte tronditës. Si një kështjellë që bie e të zë brenda.

Unë shikoja dhe nuk flisja, siç më kishin mësuar dhe porositur me qindra herë. Atëherë TVSH nuk transmetonte asgjë në kohë reale, kështu që kronikën e rrëzimit të bustit e pashë pasdite në edicionin e lajmeve. Dëgjoja komente të ndryshme për shfaqjen në televizor të kësaj ngjarjeje. Të rriturit ishin të habitur se si ishte lejuar të transmetohej një kronikë e tillë. Shumë vite më vonë, dëgjova nga drejtori i RTSH-së në atë kohë Virgjil Kule, se kronikën e kishte shfaqur me kokën e tij, pa i marrë parasysh pasojat, pavarësisht urdhërit të Ramiz Alisë për të mos e bërë këtë. Pas rrëzimit të bustit, njerëzit filluan të ndiheshin më të lirë për të folur.

 Secili nga pak, e hidhte një hap drejt lirisë.  Të paktën kështu mendonin atëherë. Pas 29 vjetësh, duket sikur atë bust e kemi ende në shpinë. Një lloj rituali që kaloi me mundim nga prindërit tanë, tek ne. Një bust gjigand që polli të tjerë buste, të cilët vazhdojmë ti mbajmë në shpinë. Pas 29 vjetësh, media është bërë më e bindur se kurrë ndaj pushtetit.  A do të rrëzohej ai bust, nëse do ta dinim se si do të ishte Shqipëria në 30 vitet e ardhshëm? Kam frike se jo. Në këtë rast do të ishte mëse aktuale shprehja, një bust bie, mijra ngrihen….

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione 29 vite nga rrezimi i bustit te diktatorit enver hoxha juli kristafi 29 vite nga rrezimi i bustit te diktatorit enver hoxha juli kristafi

Sondazh

Poll

Insights 20 Shkurt 2020, 09:55

Paraziti – Kush është paraziti?

Dhe kjo çështje nuk lidhet aq shumë me përtesën që shikuesit e filmave mund të kenë në lidhje me leximin e titrave, sa lidhet me konsiderimin e Hollywood...

Insights 14 Shkurt 2020, 17:19

Turpi i varfërisë

TIRANË -Ekziston një turp për të cilin rrallë flitet në Tiranë. Turpi i varfërisë. Edhe pse populli më i varfër i Europës sipas çdo statistike kombë...

Insights 13 Shkurt 2020, 09:09

Sovranistët e lagjes (së pushtetit)

TIRANË– Nëse ishe vajzë mund të përndiqeshe deri sa të pranoje të lidheshe me një të fortë. Ishe apo nuk ishe i lagjes, nëse nuk u bindeshe mundet të përfu...