Aktualitet

Greqi, shqiptari qëllohet me plumb në kokë sapo del nga shtëpia, dyshohet për larje hesapesh (VD)

22 Shkurt 2020, 19:33 Nga DOSJA
Greqi, shqiptari qëllohet me plumb në kokë sapo del nga

GREQI– Një 37-vjeçar shqiptar ka rënë pre e një atentati ku persona ende të paidentifkuar e ka qëlluar me plumb në kokë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Aegaleo, Athinë. 37-vjeçari është qëlluar në orën 07:30 të darkës, në momentin që po dilte nga shtëpia dhe autorët i kishin zënë pritë. Pista e parë që po hetohet është ajo e larjes së hesapeve.

 “Zougla” shkruan se 37-vjeçari shqiptar është qëlluar me një plumb në kokë nga një automjet në ecje. E njëjta medie, bën me dije se makina ishte një fuoristradë e llojit “Jeep” dhe se nga ana e pasagjerit, autori ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar mbi shqiptarin.

Vendi shihet i rrethuar nga efektivë.  37-vjeçari mësohet se ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën, ndërkohë që identiteti i tij nuk dihet. Policia po heton për vendndodhjen dhe arrestimin e autorëve, ndërkohë që kjo ngjarje ka vënë në panik të gjithë banorët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat shqiptarit ne greqi greqi atentat shqiptarit ne greqi greqi

Sondazh

Poll