Aktualitet

30-vjeçarja braktis fëmijët e saj të mitur dhe largohet jashtë vendit

Në njoftimin e policisë, thuhet se ish-çifti i bashkëshortëve kishte tre fëmijë të cilët janë në moshë të mitur.

27 Mars 2026, 16:06 Nga E.d
30-vjeçarja braktis fëmijët e saj të mitur dhe
Foto ilustruse

LEZHA- Policia na nisur procedimin penal ndaj një gruaje 30-vjeçare, banuese në Lezhë. Ish-bashkëshorti i saj ka kallëzuar pranë policisë se ajo ka braktisur fëmijët e tyre të mitur.

Në njoftimin e policisë, thuhet se ish-çifti i bashkëshortëve kishte tre fëmijë të cilët janë në moshë të mitur. Pas këtij veprimi, ajo është larguar jashtë vendit. 

Njoftimi i policisë:

U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen A. Sh., 30 vjeçe, banuese në Lezhë, pasi ka kallëzuar ish-bashkëshorti i saj, se ajo ka braktisur 3 fëmijët e tyre të mitur dhe është larguar jashtë vendit./Dosja.al

30-vjeçare lezhë policia

Sondazh

Poll