Sport

Sllovakia shënon golin e dytë ndaj Kosovës, mbyllet pjesa e parë 2-1

Ka qenë Lukas Haraslin i cili shënoi golin e dytë për vendasit. Haraslin me një goditje jashtë zone arriti të mposhte mbrojtjen e Muric duke ndezur festën në “Tehelne Pole”.

26 Mars 2026, 21:34 Nga E. D

Sllovakia shënon golin e dytë ndaj Kosovës, mbyllet pjesa e

SLLOVAKI- Sllovakia ka shënuar golin e dytë ndaj Kosovës, duke e mbyllur pjesën e parë  2-1. Ka qenë Lukas Haraslin i cili shënoi golin e dytë për vendasit. Haraslin me një goditje jashtë zone arriti të mposhte mbrojtjen e Muric duke ndezur festën në “Tehelne Pole”.

Sllovakia startoi ndeshjen me një gol që në minutat e para duke dalë në avantazh në minutën e 6′. Martin Valjent shënoi golin e parë të ndeshjes me kokë. Kosova më pas në minutën e 21′ barazoi rezultatin me Veldin Hoxhën. Me një goditje jashtë zone, Hoxha shënoi një super gol./Dosja.al

 

Sondazh

Poll