Sport

VIDEOLAJM/ Dueli Poloni-Shqipëri, atmosferë elektrizuese pak minuta para fillimit ndeshjes në Varshavë 

Siç shihet edhe në pamje, atmosfera në tribunat e mbushura është elektrizuese, me tifozë nga të dyja skuadrat që po presin startimin e ndeshjes.

26 Mars 2026, 20:38 Nga E. D

VIDEOLAJM/ Dueli Poloni-Shqipëri, atmosferë elektrizuese pak

VARSHAVË- Kombëtarja shqiptare, do të luajë sonte në orën 20:45 për herë të parë në fazën “play off”, për kualifikueset e Botërorit 2026. Shqipëria kërkon një rezultat historik, ndërsa asnjëherë nuk është larguar me fitore nga transferta e Polonisë. Siç shihet edhe në pamje, atmosfera në tribunat e mbushura është elektrizuese, me tifozë nga të dyja skuadrat që po presin startimin e ndeshjes.

Formacionet zyrtare janë publikuar. Sylvinho ka vendosur që porta do të mbrohet nga Strakosha, ndërsa në mbrojtje do të jetë Hysaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Mitaj.

Mesfusha do të përbëhet nga Asllani dhe Shehu, ndërsa Laçi do të luajë më i avancuar. Krahët do të mbulohen nga Uzuni dhe Hoxha, ndërsa në majën e sulmit do të luajë Bajrami./Dosja.al

kombëtarja shqiptare

Sondazh

Poll