Sport

VD/ Takimi prekës i Casemiros me Modricin...

Të dy nuk kishin qenë kundërshtarë, pasi u përkasin skuadrave të ndryshme, por kjo do të ndodhë nesër në ndeshjen miqësore Brazil-Kroaci që do të zhvillohet në Orlando...

26 Mars 2026, 17:46 Nga DOSJA
VD/ Takimi prekës i Casemiros me Modricin...

SHBA - Dy ish-shokët e ekipit të Real Madridit u panë pak para ndeshjes miqësore të Brazilit kundër Kroacisë. Ata formuan një nga dyshet më të mira të mesfushës ‘los blancos’, duke fituar tituj të panumërt me Real Madridin.

Rrugët e Carlos Enrique Casemiros dhe Luka Modricit u ndanë 2.5 vjet më parë kur braziliani u largua nga Madridi për në Manchester, ndërsa verën e kaluar kroati u largua për te Milani.

Të dy nuk kishin qenë kundërshtarë, pasi u përkasin skuadrave të ndryshme, por kjo do të ndodhë nesër në ndeshjen miqësore Brazil-Kroaci që do të zhvillohet në Orlando...

Të dy u takuan në parkun tematik të Universal Studios dhe shkëmbyen fanelat me ngacmimet përkatëse ("Do ta jap, por duhet të luash me ne", tha Caserimo, "Me të butën në miqësore" theksoi Modric).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll