Aktualitet

U qëllua nga bashkëatëdhetari për motive dashurie/ Mbërrin në Shqipëri trupi i pajetë i Gjergj Pergegajt

Trupi i 29-vjeçarit të vrarë të premten, më 20 mars, në Olmo, një fshat i Arezzos në Itali i është kthyer familjes së tij, e cila ka hapur dyert e mortit.

26 Mars 2026, 15:17 Nga E.d
U qëllua nga bashkëatëdhetari për motive dashurie/
Foto ilustruse

ITALI- Trupi i Gjergj Pergegaj i cili u qëllua me armë zjarri nga Edison Beluli, është kthyer në Shqipëri. Pergegaj mbërriti në Itali rreth pesë vjet më parë dhe punonte si murator. Ai humbi jetën gjatë një zënke me një bashkëatëdhetar, pasi u qëllua me armë zjarri.

Trupi i 29-vjeçarit të vrarë të premten, më 20 mars, në Olmo, një fshat i Arezzos në Itali i është kthyer familjes së tij, e cila ka hapur dyert e mortit. Mediat italiane shkruajnë se shkak për vrasjen e tij ishte një vazjë.  Autopsia e kryer nga ekipi i mjekësisë ligjore i dha prokurores Emanuela Greco informacion të saktë për lëndimet me armë zjarri. Gjuajtja e qëlluar nga distanca e afërt, rezultoi të ishte fatale. Pergegaj u qëllua me dy plumba. 

Gruaja e re që dyshohet se ishte në qendër të grindjes midis të të rinjve punon pranë picerisë ku ndodhi ngjarja. Ish-e dashura e Gjergjit kishte qenë duke u takuar me Edisonin, ndërsa më herët kishte pasur mosmarrëveshje midis tyre.

Vrasja ndodhi mbrëmjen e 20 marsit, në orën 23:30 të mbrëmjes, me një pistoletë Glock e vjedhur në një apartament në Assisi një vit më parë, të cilën Beluli e kishte siguruar disa ditë para krimit. Menjëherë pas kësaj ngjarje, ai është arrestuar nga autoritetet italiane dhe aktualisht është në burg. 

E gjithë ngjarja u filmua nga kamera. Një person i tretë ndërhyri gjithashtu për të kapur vrasësin, ndërsa viktima ishte në tokë. Pas ngjarjes Beluli u largua në drejtim të Rigutinos. Autoritetet italiane po hetojnë më shumë mbi rastin./Dosja.al

edison beluli gjergj pergegaj itali

Sondazh

Poll