Aktualitet

VIDEO/Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, plagosen katër persona

Mes të plagosurve ishte edhe një grua, e cila ka mbetur e bllokuar për disa minuta brenda mjetit për shkak të dëmtimeve të shkaktuara dhe më pas është nxjerrë me ndihmën e shërbimeve të emergjencës.

26 Mars 2026, 15:09 Nga E. D
VIDEO/Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, plagosen
pamje nga vendngjarja

RRUGA E KOMBIT- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen, ku si pasojë katër persona kanë mbetur të plagosur. Konkretisht ngjarja ka ndodhur në afërsi të Urës me Harqe, ku janë përplasur dy automjete, një minikuper dhe një automjet tip “Golf 6”.


Mes të plagosurve ishte edhe një grua, e cila ka mbetur e bllokuar për disa minuta brenda mjetit për shkak të dëmtimeve të shkaktuara dhe më pas është nxjerrë me ndihmën e shërbimeve të emergjencës.

Katër të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po marrin trajtim mjekësor. Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e plota të ngjarjes./Dosja.al

 

aksident i rëndë në rrugën e kombit

Sondazh

Poll