Art&Argëtim

“Merresh me llafe, të ka ikur koha”, Mentori shpërthen ndaj Fifit: Amatore

16 Mars 2019, 07:56 Nga DOSJA
“Merresh me llafe, të ka ikur koha”, Mentori shpërthen

Prej dy ditësh qarkullon një ‘sherr virtual’ mes dy këngëtarëve shqiptarë, Filloreta Raçit dhe Mentor Hazirit. E gjitha nisi nga një intervistë e këtij të fundit ku vlerësoi performancën e këngës “Psikopatja jote” në “Këngën Magjike” dhe e ka cilësuar si shumë të dobët dhe të stonuar.

“Thjesht ka qenë performanca më e dobët e festivalit, stonatura ka qenë e jashtëzakonshme. Mendoj që ka qenë një ndër performancat më të dobëta. Nuk ishte kënga e keqe vetëm se performanca nuk ka qenë për t’u lëvduar. Diçka ndodhi me Fifin dhe Kreshën me mikrofonin dhe dëgjuesin. Fifi nuk ka qenë në më të mirën e mundshme për shkak të stonaturës,” u shpreh ai.

Kjo deklaratë s’ka mbetur pa përgjigje nga ana e Fifit e cila ka bërë një status në Instastory ku shkruan:

“E para, më vjen keq shumë që po të dhemb suksesi i këngës ‘Psikopatja Jote’. Më vjen keq që nuk je në formën artistike siç ke qenë në kohën kur ke punuar me producentë të mirëfilltë, në këtë rast me Florin që të ka prodhuar këngë. Është pak ulje që ti sot del dhe thua janë marrë vesh artistët me njëri-tjetrin për punë pikësh kur edhe ti besoj se je ndër ata që ke bashkëpunuar. Më vjen keq që një artist merret akoma me diçka që ka kaluar dhe nuk merret me projekte po me llafe si gratë, mbi të gjitha je mashkull. Më vjen keq që ke marrë 3 vite pjesë në po të njëjtin festival të cilit nuk i janë ndërruar rregullat, ka kohë. Nuk mbahet mend që kur ‘Kënga Magjike’ është votuar me juri”,– shkruan këngëtarja.

Pas reagimit të Fifit, Mentori ka sqaruar edhe njëherë deklaratën e tij për këngën “Psikopatja jote” duke theksuar se MC Kreshën e vlerëson jashtë mase si këngëtar. Kurse për Fifin ka bërë një tjetër status. “Një amatore po merret me mua, më ndihmoni,”– shkruan Haziri me ironi.

Na mbetet të presim për të parë se si vijon ky konflikt!

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz fifi filloreta raci mc kresha mentor haziri sherr me kengetareve shqiptare fifi filloreta raci mc kresha mentor haziri sherr me kengetareve shqiptare

Sondazh

Poll