Aktualitet

"Bomba molotov dhe fishekzjarrë drejt zyrës së kryeministrit"/ Mediat ndërkombëtare jehonë protestës: Shqiptarët kundër korrupsionit të Ramës

Agjencia e lajmeve, Reuters shkruan se policia në Tiranë përdori autobotet me ujë dhe gaz lotsjellës gjatë përplasjeve të së dielës me protestues të opozitës që kërkonin dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, pas akuzave për korrupsion në kabinetin e tij. 

23 Mars 2026, 16:05 Nga E. D

"Bomba molotov dhe fishekzjarrë drejt zyrës së

TIRANË- Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë protestës së thirrur nga Partia Demokratike. Agjencia e lajmeve, Reuters shkruan se policia në Tiranë përdori autobotet me ujë dhe gaz lotsjellës gjatë përplasjeve të së dielës me protestues të opozitës që kërkonin dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, pas akuzave për korrupsion në kabinetin e tij. 

Reuter thekson se Partitë e opozitës janë zotuar të vazhdojnë fushatën e tyre kundër asaj që e quajnë korrupsion qeveritar. Reuters shkruan gjithashtu se grupet e opozitës që nuk tregojnë shenja tërheqjeje dhe qeverinë që refuzon thirrjet për dorëheqjen e saj, Shqipëria duket se po shkon drejt një periudhe tensioni të vazhdueshëm politik.

"Bomba molotov dhe fishekzjarrë drejt zyrës së

Edhe gjiganti mediatik i Azisë, Al Jazeera i ka bërë jehonë protestës së opozitës në Tiranë. Në një video të postuar në rrjetin social, Facebook, Al Jazeera shkruan se protestuesit në Shqipëri kërkuan dorëheqjen e qeverisë pas akuzave për korrupsion.

Shkruan Al Jazeera:

Protestuesit në Shqipëri hodhën bomba molotov dhe fishekzjarrë drejt zyrës së kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar që qeveria të japë dorëheqjen pas akuzave për korrupsion kundër zëvendëskryeministrit.

mediat ndërkombëtare protesta e opozites al jazeera ruters

Sondazh

Poll