Politike

“Dikur kishim marrdhënie më të afërta, sot janë miqësore”, Rama në podcast: Kina është në rrugën e një progresi marramendës

Gjatë bashkëbisedimit me katër vajzat në podcast, Rama u shpreh se Shqipëria me Kinën kishin dikur marrdhënje më të afërta, ndërsa sot gëzojnë një mardhenje miqësore.

22 Mars 2026, 12:12 Nga E.d
“Dikur kishim marrdhënie më të afërta, sot janë
Foto ilustruse

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama i ka thurur elozhe zhvillimit të Kinës, duke e konsideruar atë si marramendës. Në episodin e rradhës në podcast-in e tij të titulluar 'Flasim', Rama kishte ftuar katër vajza nga Kina.

Dy prej tyre ishin përfaqësuese të Ambasadës së Kinës në Shqipëri, ndërsa dy të tjerat ishin studente. Gjatë bashkëbisedimit me katër vajzat në podcast, Rama u shpreh se Shqipëria me Kinën kishin dikur marrdhënje më të afërta, ndërsa sot gëzojnë një maredhënje miqësore.

Rama vlerësoi përparimin teknologjik që ka bërë Kina ndërsa shtoi se është i hapur ndaj çdo shkëmbimi me të, në lidhje me fushat si turizmi dhe arsimi. Gjatë bisedës, Rama kujtoi udhëtimin e tij në Kinë në kohën kur ai mbante postin e kryetarit të bashkisë së Tiranës. Në lidhje me këtë, kryeministri deklaroi se ishte ndjerë i habitur nga shqipja e kryetarit të bashkisë së Shangait. 

“Unë mbaj mend kur kemi shkuar shumë vite me parë, kur isha kryetar i bashkisë së Tiranës, edhe vajtëm edhe ishim për darkë në bashkinë e Shanghai dhe ishte kryetari i bashkisë së Shanghai dhe ai u çua dhe filloi të këndonte shqip.

Dhe ne të gjithë ngelëm, thamë “si ka mundësi”. Dhe të gjitha ata që ishin më në moshe si ai, filluan ta shoqëronin me këngë në shqip. Ai këndoi një këngë “ndër ara, fabrika, kantiere”, tha Rama.

Lideri i qeverisë u ndal edhe tek letrat që dërgon amabsada e Kinës, për të cilat tha se nuk kishte gjetur asnjë gabim ortografik. Ai tha se Kina është në rrugën e një progresi marramendës, ndërsa shtoi se studentët kinezë që janë të projektuar për tu angazhuar për marrëdhëniet me Shqipërinë, kanë emra shqip.

“Vajzat vijnë nga një vend që është në rrugën e një progresi marramendës. Por, pavarësisht se janë që të katërta nga Republika popullore e kinës, kanë emra shqiptarë Jam këtu sot me Lirën, Adrianën, Meritën dhe me Etlevën. Sepse studentët kinezë që janë të projektuar për tu angazhuar për marrëdhëniet me Shqipërinë, kanë emra shqip.

Ftesa për të pasur këto vajza kineze, erdhi pasi më ka ndodhur që kur lexoj letrat që dërgon ambasada e Kinës, qe mund të jenë letra zyrtare që vijnë të përthyera apo direkt, janë perfekte se si shkruhet shqip. I jam qepur letrave për të gjetur ndonjë gabim ortografik, por nuk kam gjetur asnjë deri më tani. Sikur ne të flisnim kinezçe siç flasin këto shqip, do ishte shumë mirë,” tha ai./Dosja.al

edi rama podcast kina

Sondazh

Poll