Art&Argëtim

Trupi ideal nuk ekziston! Që prej viteve ’20 deri në ditët e sotme, si ka ndryshuar standardi botëror për linjat perfekte

21 Shkurt 2020, 16:21 Nga DOSJA

SHBA- Ylli i fitnessit, Sia Cooper ka postuar në Instagram një seri fotosh për të treguar se si idealet e trupit kanë ndryshuar përgjatë dekadave. 

Trajnerja personale ka ngarkuar gjashtë imazhe ku edhe ka photoshopuar “tendencat e trupit”, duke filluar nga vitet ’20, dekadë të cilën ajo e përshkruan si ‘gjithçka për djemtë.’ Në postim, ajo shkruan se “Gratë, zgjidhnin flokët e shkurtër. Gjoksi dhe beli nuk kishin rëndësi dhe gratë ndjeheshin të çliruara.”

Tjetra është periudha e Hollivudit që nis nga vitet 1950, ku mbizotëruan format e ngjashme me Marilyn Monroe. Në foto bie në sy gjinjtë dhe kofshët e ekzagjeruara, të shoqëruara nga një bel i hollë. 

Atyre nuk u interesonte pesha por një bel i hollë ishte ideal. Playboy u prezantua gjithashtu në këtë epokë”. -shkruan Sia.

Pas kësaj vijnë vitet  ’60- ’70. Sia shkruan se idealet e trupit në këtë epokë cilësoheshin gratë me këmbë të holla e të gjata me gjinj të vegjël.

‘Gratë donin një pamje të lezetshme adoleshentësh,”– ka shtuar Sia.

Fotografia tjetër tregon më së miri epokën e supermodelit të viteve 1980. Sia thotë se këmbët e dobëta dhe të gjata dhe një trup atletik ishin ideale. Kjo ishte gjithashtu edhe koha kur të gjitha vajzat filluan palestrën. 

Gjatë viteve 1990 mbizotëron beli jashtëzakonisht i hollë. Një pamje e tillë ishte perfekte. Djemtë dhe vajzat nisën të bënin të pamundurën për ta holluar.

Fotografia e fundit tregon se si janë standardet e bukurisë në shoqërinë e sotme. Gjinjtë e mëdhenj dhe beli i sheshtë janë në ‘modë’.

Sia shpreson që postimet e saj në Instagram do t’u tregojnë njerëzve se përpjekja për të arritur “përsosmërinë” është e dëmshme sepse koncepti për bukurinë nuk ekziston në të vërtetë. 

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete sia cooper sia cooper

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 21 Shkurt 2020, 10:15

SHBA– Një 25-vjeçare jeton akoma sot në këtë moshë madhore si një foshnjë që duhet të mbajë pelena, jeton në çerdhen e saj dhe harxhon rreth 300 d...