Aktualitet

Trafik kokaine dhe mbi 700 mijë euro xhiro, arrestohen dy shqiptarë në Itali dhe nis hetimi edhe për dy të tjerë

Operacioni është rezultat i një hetimi të nisur muajt e fundit dhe i mbështetur nga përgjimet telefonike dhe mjedisore.

20 Mars 2026, 18:08 Nga E.d
Trafik kokaine dhe mbi 700 mijë euro xhiro, arrestohen dy shqiptarë
Foto ilustruse

ITALI- Policia italaine ka arrestuar ditën e sotme dy shqiptarë të moshës 27 dhe 38 vjeç, me banim në Parabiago. Ata u arrestuan nga forcat blu, pasi akuzohen për trafik droge. Operacioni është rezultat i një hetimi të nisur muajt e fundit dhe i mbështetur nga përgjimet telefonike dhe mjedisore.

Mediat italiane shkruajnë se sipas hetuesve, midis prillit dhe qershorit 2024 u dokumentua një aktivitet intensiv i transferimit të kokainës në komunat Parabiago, Canegrate dhe San Giorgio su Legnano.

Ata kishin shitur dhë shpërndarë mbi 20 mijë doza kokaine, nëpërmjet takimeve në rrugët urbane. Qarkullimi i vlerësuar si pasojë ë këtij aktiviteti i tejkalon 700 mijë euro. Përveç dy të arrestuarve, hetimit iu nënshtruan edhe dy bashkatdhetarë të tjerë, të cilët besohet se ishin të përfshirë në të njëjtin rrjet të trafikut të drogës. Ndaj tyre ësjtë vensour masa detyrim paraqitje./Dosja.al

itali shqiptare kokaine

Sondazh

Poll