Aktualitet

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit, e tërheq zvarrë për disa metra

Banorët e lagjes raportojnë se situata me këtë qen ka qenë problematike prej kohësh, duke u kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm për komunitetin.

19 Mars 2026, 22:35 Nga E. D
E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i
foto ilustruese

POGRADEC- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të lagjes “Goricë” në Pogradec. Mësohet se një vajzë 10-vjeçare është sulmuar nga qeni i fqinjit, të cilën e ka tërhequr zvarrë për disa metra. 

Ndërkohë, banorët e lagjes raportojnë se situata me këtë qen ka qenë problematike prej kohësh, duke u kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm për komunitetin. Ngjarja është referuar për procedim penal, ndërsa e mitura po merr ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Pogradecit./Dosja.al

pogradec

Sondazh

Poll