Aktualitet

Trafikonin lëndë narkotike dhe e fshihin në pyll, arrestohen dy vëllezërit shqiptarë në Itali

Ata u arrestuan nga autoritetet italaine, pasi përdorën disa zona të pyllëzuara në periferi të Cremonës ashtu edhe jashtë qytetit për të fshehur kokainën.

18 Mars 2026, 20:43 Nga E.d
Trafikonin lëndë narkotike dhe e fshihin në pyll, arrestohen dy
Foto ilustruse

ITALI- Policia italiane ka arrestuar ditën e sotme dy vëllezër shqiptarë. Ata u arrestuan nga autoritetet italaine, pasi përdorën disa zona të pyllëzuara në periferi të Cremonës ashtu edhe jashtë qytetit për të fshehur kokainën. Lënda narkotike ishte e ndarë në doza, në mënyrë që t'ua dorëzonin menjëherë blerësve.

Mediat italiane shkruajnë se të arrestuarit i përkasin moshave 20 dhe 24 vjeç. Policia arriti ta bllokojnë fillimisht 20-vjeçarin teksa ndodhej brenda zonës së pyllëzuar. Ai kishte fshehur disa doza kokaine në një enë qelqi, me një peshë taotale prej 60 gram. Ndërsa gjatë kontrollit personal u gjetën edhe 7 gram të tjera kokainë, të ndara gjithashtu në doza.

Menjëherë pas kësaj, edhe vëllai tjetër 24-vjeçar u ndalua në një zonë tjetër të pyllëzuar. gjatë kontrollit fizik policia italiane gjeti dhe sekuestroi disa doza kokainë dhe 2 mijë euro në prerje të ndryshme të ardhura nga aktiviteti i trafikut të drogës.

Dy vëllezërit shqiptarë u dërguan në paraburgim. Gjykatësi urdhëroi që të dy, të përfaqësuar në gjykatë nga avokati Alessandro Vezzoni, të paraqiteshin në policinë gjyqësore. Duke pasur parasysh se njëri nga dy vëllezrit ishte në mënyrë ilegale në Itali, gjykata vendosi nisjen e procedurave për dëbimin e tij./Dosja.al

itali shqiptare policia

Sondazh

Poll