Insights

ME VIDEO/ 3 minutat e non-sensit të Edi Ramës, pse dështoi ligji Anti-mafia dhe ç’na duhet OFL-ja?!

14 Shkurt 2020, 12:35 Nga DOSJA
ME VIDEO/ 3 minutat e non-sensit të Edi Ramës, pse dështoi ligji

Edi Rama bëri dje një analizë më shumë se 3 minuta të asaj që përfaqëson akti normativ, që i jep Operacionit Forca e Ligjit një pushtet të palimituar. Siç mund ta dëgjoni, Kryeministri e fillon analizën me arsyet e dështimit të Ligjit Antimafia.

Sipas tij, ligji dështoi për faj të Drejtësisë. Prokurorët dhe Gjykatësit e korruptuar, bënë që aksionet e policisë ndaj eksponentëve të krimit të organizuar të mos kishin rezultat dhe si rrjedhim të dështonin.

“Tani që u krjijua SPAK- vazhdon kryeministri – mund të funksionojë lufta ndaj krimit të organizuar, prandaj bëmë këtë akt normativ.” Madje akti normativ, sipas vetë kryeministrit, është më i zbutur se ligji Antimafia.

Ndiqni videon nga minuta 54:00, deri në 57:00

Kjo ishte pjesa e parë e shpjegimit, e cila fsheh një nonsens, ose një skandal. Nëse ndjekim logjikën e Kryeministrit, pjesa e parë është korrekte. Ligji Antimafia dështoi në të vërtetë, kryesisht për shkak të Drejtësisë së korruptuar.

Problemi qëndron tek pjesa e dytë. Tani që është SPAK, janë të gjitha kushtet që ligji Antimafia të mos dështojë, të zbatohet nga Prokurorët e paimplikuar të Prokurorisë Speciale.

Atëherë pse duhej akti normativ? Ky është një nonsens, kur dihet që ligji Antimafia është shumë më i avancuar dhe këtë e thotë Kryeministri. A është bërë akti normativ për t’i shpëtuar kriminelët nga ligji Antimafia? Ky do të ishte vërtet një skandal.  Këtë dilemë la shpjegimi i gjatë i Kryeministrit dje në Opinion.

(E.A/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

factcheck factcheck edi rama ligji anti-mafia ligji special per kck paketa anti-kçk edi rama ligji anti-mafia ligji special per kck paketa anti-kçk

Sondazh

Poll

Insights 13 Shkurt 2020, 09:09

Sovranistët e lagjes (së pushtetit)

TIRANË– Nëse ishe vajzë mund të përndiqeshe deri sa të pranoje të lidheshe me një të fortë. Ishe apo nuk ishe i lagjes, nëse nuk u bindeshe mundet të përfu...

Insights 7 Shkurt 2020, 21:22

Ju që shani Alketën, pini uthull!

TIRANË- Çfarë nuk u tha e çfarë nuk u shkrua për Alketa Vejsiun për daljen mbrëmë në Sanremo. Por shprehja që më ka lënë pa fjalë ishte: Na t...

Insights 7 Shkurt 2020, 15:49

“Italia” is the new “Vera Grabocka”

TIRANË- Unë nuk jam ndierë krenare mbrëmë: Jo për faktin se një grua shqiptare prezantoi në Sanremo, jo për faktin se nuk ishte e bukur apo e zonja, apo se...