Aktualitet

Motra e Lulzim Berishës kallëzon penalisht drejtorin e Kadastrës së Durrësit

21 Shkurt 2020, 15:08 Nga DOSJA
Motra e Lulzim Berishës kallëzon penalisht drejtorin e Kadastrës

TIRANË- Motra e Lulzim Berishës, Luljeta Berisha, ka kallëzuar penalisht drejtorin e Agjensisë Shtetërore të Kadastrës Durrës dhe përgjegjësen e sektorit, Albana Gjonin.

Kallëzimi ështëbërë sepse, sipas saj, këta persona kanë vendosur në emrin e saj disa prona që ajo nuk i disponon dhe se informacioni që i është dërguar OFL-së ka qenë “i falsifikuar”, duke bërë që “shteti të ngrihet në këmbë” për vëllain e saj.

Ajo shton se nga faktet që i janë paraqitur OFL-së, mediat kanë publikuar lajmin se vëllai i saj ka një mori pronash, pavarësisht se vetë Kadastra e Durrësit ka përgënjeshtruar veten më pas, duke saktësuar se pronat nuk janë të motrës së Lulzim Berishës.

“Në mënyrë të qëllimshme kanë falsifikuar dokumentacionet duke shpërdoruar detyrën”, thotë Luljeta Berisha.

(Marrë nga A2 CNN)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet drejtori i kadastres durres lulzim berisha motra e lulzim berishes drejtori i kadastres durres lulzim berisha motra e lulzim berishes

Sondazh

Poll