Aktualitet

Pa rrip sigurimi ‘karshillëk’ policëve/ Dhunoi efektivin e Rrugores dhe tentoi të largohej, vihet në pranga 33-vjeçari

21 Shkurt 2020, 13:29 Nga DOSJA
Pa rrip sigurimi ‘karshillëk’ policëve/ Dhunoi efektivin e

TIRANË– Një 33 vjeçar është arrestuar nga policia, pasi kundërshtoi me dhunë dhe goditi me mjet punonjësin e Policisë Rrugore për shkak të detyrës. Policia njofton se në pranga u vu shtetasi, A. LL., 33 vjeç, pasi, gjatë patrullimit në Unazën e Re, patrulla e Policisë së qarkullimit rrugor i ka bërë shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit sepse qarkullonte pa rrip sigurimi.

Njoftimi i policisë:

Kundërshtoi me dhunë dhe goditi me mjet punonjësin e Policisë Rrugore për shkak të detyrës, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari.Shërbimet e Komisariatit Nr. 6, në bashkëpunim me Policinë Rrugore bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. LL., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, gjatë patrullimit në Unazën e Re, patrulla e Policisë së qarkullimit rrugor i ka bërë shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit sepse qarkullonte pa rrip sigurimi dhe gjatë komunikimit të masës administrative të dhënë nga ana e tyre për shkeljen e kryer, shtetasi A. LL. ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë dhe më pas në tentativë për t’u larguar, ka goditur me mjet punonjësin e Policisë, duke i shkaktuar dëmtime në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti që drejtonte shtetasi A. LL. Materialet do t’i kalojnë prokurorisë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik dhe “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nje person dhunoi policin e rrugores tirane arrestohet nje person dhunoi policin e rrugores tirane

Sondazh

Poll