Aktualitet

SKEMA/ U goditën gjatë kohës që luheshin BASTET e Europa League, si funksiononin llotot para se të mësynte policia

21 Shkurt 2020, 12:06 Nga DOSJA
SKEMA/ U goditën gjatë kohës që luheshin BASTET e Europa

Tiranë- Dosja.al zbulon skemën sesi u zhvillua dje operacioni “Fati i Lojërave”, ku u arrestuan biznesmenë dhe menaxherë lokalesh që kishin kthyer bizneset në pika të lojërave të fatit. Operacioni jo më kot u zhvillua dje, pasi ekzaktësisht në kohën kur RENEA, FNSH dhe Shqiponjat mësynë nëpër lokale, banaket e tyre ishin të mbushur me klientë të cilët vendosnin baste për ndeshjet e Europa League, ku luhej Manchester United-Clube Brugge, apo Sevilla-Cruf Club. Menaxherët e arrestuar vendosnin paratë e hedhura nga klientët në ndeshje online, përmes një IP qendrore, ku lidheshin të gjitha lokalet.

Policia e Shtetit ka finalizuar gjatë natën operacionin ‘Fati i Lojërave’ ku janë arrestuar 115 persona, 24 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë dhe 2 janë shpallur në kërkim. Operacioni u zhvillua në 8 qarqe në kohën kur luheshin ndeshjet e Europa League. Forcat policore kanë sekuestruar 172 mln lekë të vjetra, 40 kompjuterë, 60 DVR, 245 aparate celularë, një numër të konsiderueshëm televizorësh plazma, blloqe shënimesh që shërbenin për vendosjen e basteve, kasa fiskale dhe një armë zjarri pistoletë.

(f.g/dosja)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksioni kunder lojerave te fatit aksioni kunder lojerave te fatit

Sondazh

Poll