Aktualitet

"Do luftojmë për tokën tonë"/ Banorët e Baks-Rrjollit vijojnë protestat, kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë: Rama të shohë se çfarë po ndodh (VIDEO)

Ata shprehen se shteti është në gjum dhe nuk po merr asnjë masë në lidhje me shqetësimin e tyre.

16 Mars 2026, 16:21 Nga E. D
"Do luftojmë për tokën tonë"/ Banorët e
Banorët në rpteste

VELIPOJË- Banorët e Baks-Rrjollit kanë dalë edhe këtë të hënë duke protestuar për tokat e tyre. Ata shprehen se shteti është në gjum dhe nuk po merr asnjë masë në lidhje me shqetësimin e tyre.

Ndërkohë një prej banorëve, lë të nënkuptohet se në rast se nuk ndërhyhet, banorët mund të bëjnë vetëgjyqësi. Ai i bën thirrje drejtpërdrejt kryeministrtit Edi Rama që të shohë se çfarë po ndodh në Rrjoll. Gjithashtu banori thekson se ata janë të vendosur që do luftojnë për tokën e tyre. 

Ndërsa një tjetër banore thekson se ata nuk do të ndalin rezistencën e tyre, teksa shton se ndërtuesit duhet të ndalin punimet. Banorët e Baks-Rrjollit prej më shumë se 1 muaj e gjysmë protestojnë kundër ndërtimit të resortit turistik në zonë. Ata i kanë bërë thirrje shtetit që të ndërhyjë dhe të zgjidh shqetësimet e tyre./Dosja.al

banorët e baks-rrjollit protesta

Sondazh

Poll