'Ne do insistojmë që kjo aferë të hetohet'/ Berisha: Afera e Mogherinit është 5 herë më e madhe në Tiranë se në Bryzh
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar aferën e Mogherinit në Bryzh. Gjatë fjalës së tij në mbledh...
Në fjalën e tij, Berisha theksoi se opozita do të vazhdojë kryengritjen paqësore kundër qeverisë dhe bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e paralajmëruar më 22 mars.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka theksuar dhe njëherë tjetër rëndësinë e procesit të primareve, në zgjedhjet që do të brenda partisë. Në fjalën e tij, Berisha theksoi se opozita do të vazhdojë kryengritjen paqësore kundër qeverisë dhe bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e paralajmëruar më 22 mars.
Berisha përgëzoi procesin e zgjedhjeve të brendshme në degët e PD dhe theksoi rëndësinë e primareve për forcimin e demokracisë brenda partisë.
'Protesta e datës 22 është frymëzim për çdo shqiptar dhe secili nga ne duhet të japë kryengritjen më maksimal në një kryengritje të fuqishme më 22 mars, kryengritje që duhet t’u japë përgjigjen më të merituar akteve antikombëtare, antikushtetuese, antiligjore të Edi Ramës, që përpiqet me çdo kusht të mbrojë veten dhe sojin e tij hajdut nga ligji dhe Kushtetuta. Ndërkohë, duhet të përgëzoj të gjithë kryetarët e rinj të zgjedhur në degët e PD nga Shkodra në Vlorë, Berat, Sarandë, Himarë dhe qytete të tjera. Procesi zgjedhor është zhvilluar bazuar në primaret dhe unë mund t’u them se ka qenë një proces për të cilin falënderoj shumë pjesëmarrësit, të gjithë anëtarësinë, anëtarët që votuan, falënderoj organizatorët, drejtuesit, udhëheqësit politikë, koordinatorët dhe uroj nga zemra fituesit. Ky proces dëshmoi dhe njëherë se ne nuk duhet në asnjë rrethanë të heqim dorë nga primaret. Nuk mund të zëvendësojmë ne me asgjë vullnetin, të drejtën për vendimmarrje të anëtarëve tanë. Janë zgjedhur, janë ndarë me mirëkuptim dhe sa më shumë konsolidohet kjo traditë, aq më e fuqishme bëhet PD. Tani, siç e kemi detyrim që të kemi veprimtari shumëplanëshe njëkohësisht, duhet të vazhdojmë me finalizimin e zgjedhjeve në të gjitha degët e tjera. Zgjedhjet e kryesive të PD në përpjekje të madhe për hapjen e kësaj partie për zgjedhje në drejtimin e saj të demokratëve me më shumë reputacion,' tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar aferën e Mogherinit në Bryzh. Gjatë fjalës së tij në mbledh...
Vjosa Osmani Kosova , vendi më i ri në Evropë dhe kombi i dytë më i vogël në Ballkanin Perëndimor me...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi sërish Edi Ramës për udhëtimet e tij me avion, duke the...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi ambasadorin e Bashkimi Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, se sillet si ambasador i...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i PD Sali Berisha ka paralajmëruar pasoja serioze në procesin e integrimit të Shqipërisë, pas vend...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, ka mbledhur sot Kryesinë e Partisë Demokratike, ku pritet të merren vendime p&eum...
Ted Blushi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, u bëri thirrje...
Kuvendi i Kosoves Kuvendi i Kosovës ka kohë deri më 31 mars që të ratifikojë marrëveshjen e kredisë mes Kosovë...
Eskorta e Rames ne Vlorë VLORË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur mesditën e sotme në Vlorë. Gjatë kësaj vizi...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lëshuar akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ai &eum...