Politike

Kosova do të njohë dokumentet e Beogradit të serbëve në Veri/ Rama: BE-ja duhet të çoj përpara aplikimin e saj për anëtarësim

Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama u shpreh se shpërbërja e strukturave paralele në Kosovë është një punë e vështirë.

14 Mars 2026, 17:26 Nga E.d
Kosova do të njohë dokumentet e Beogradit të serbëve në
Foto ilustruse

TIRANË- Kryeministi i vendit, Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Kosovës, e cila do tu ofrojë leje të përkohshme qëndrimi dhe do të njohë letërnjoftimet e individëve të komunitetit serb, të cilët nuk janë të pajisur me dokumente të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama u shpreh se shpërbërja e strukturave paralele në Kosovë është një punë e vështirë. Ndaj sipas tij, BE-ja duhet t’i përgjigjet këtij guximi duke hequr masat ndëshkuese dhe duke e çuar përpara aplikimin e Kosovës për anëtarësim.

Edi Rama: Mirëpresim koordinimin Kosovë – BE për Ligjin për të Huajt. Shpërbërja e strukturave paralele është një punë e vështirë. BE-ja duhet t’i përgjigjet këtij guximi duke hequr masat ndëshkuese dhe duke e çuar përpara aplikimin e Kosovës për anëtarësim.

Një Ballkan Perëndimor plotësisht brenda BE-së nuk është bamirësi. Është fitorja strategjike e vetë Evropës./Dosja.al

Qeveria e Kosovës mori vendim për të njohjen e dokumenteve të serbëve në Veri të saj, pasi një pjesë ë tyre nuk janë pajisur me letrat kosovare sipas përcaktimit në ligjin për të huajt. Ky vendim mundëson që serbët në Kosovë të kenë leje qëndrimi 12-mujore. Kjo pa pasur nevojë për dokumente kosovare./Dosja.al

be edi rama kosova

Sondazh

Poll