Politike

Shqipëria prezanton në OKB raport-progresin për barazinë gjinore: Kemi ndërmarrë reforma në përputhje me angazhimet ndërkombëtare dhe procesin e integrimit

Gjatë fjalës së saj, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala theksoi se në një kohë kur në shumë vende të botës të drejtat e grave po sfidohen, forcimi i barazisë gjinore mbetet një provë e rëndësishme për cilësinë e demokracive dhe funksionimin e institucioneve.

14 Mars 2026, 11:32 Nga E. D
Shqipëria prezanton në OKB raport-progresin për barazinë
Evis Sala

SHBA- Shqipëria ka prezantuar në Sesionin e 70-të të Komisionit të Kombeve të Bashkuara për Statusin e Grave (CSW70), raportin vullnetar mbi zbatimin e Konkluzioneve të Miratuara të CSW65 (2021), duke paraqitur progresin e bërë në avancimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave.

Gjatë fjalës së saj, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala theksoi se në një kohë kur në shumë vende të botës të drejtat e grave po sfidohen, forcimi i barazisë gjinore mbetet një provë e rëndësishme për cilësinë e demokracive dhe funksionimin e institucioneve.

Ajo theksoi se, Shqipëria ka ndërmarrë reforma të rëndësishme ligjore dhe institucionale në përputhje me angazhimet ndërkombëtare dhe procesin e integrimit europian. Gjithashtu Sala tha se një nga zhvillimet kryesore është miratimi i Ligjit të ri për Barazinë Gjinore në vitin 2025, i cili parashikon një prag minimal përfaqësimi prej 30% dhe synon arritjen e barazisë së plotë gjinore deri në vitin 2035.

Progres i rëndësishëm është shënuar edhe në përfaqësimin e grave në politikë dhe vendimmarrje. Aktualisht, gratë përfaqësojnë 35% të Parlamentit të Shqipërisë, mbi 40% të qeverisë dhe më shumë se 40% të këshilltarëve bashkiakë.

“Shqipëria ka ndërmarrë reforma të rëndësishme ligjore dhe institucionale në përputhje me angazhimet ndërkombëtare dhe procesin e integrimit europian. Një nga zhvillimet kryesore është miratimi i Ligjit të ri për Barazinë Gjinore në vitin 2025, i cili parashikon një prag minimal përfaqësimi prej 30% dhe synon arritjen e barazisë së plotë gjinore deri në vitin 2035. Progres i rëndësishëm është shënuar edhe në përfaqësimin e grave në politikë dhe vendimmarrje. Aktualisht, gratë përfaqësojnë 35% të Parlamentit të Shqipërisë, mbi 40% të qeverisë dhe më shumë se 40% të këshilltarëve bashkiakë," tha Sala./Dosja.al

evis sala

Sondazh

Poll