Aktualitet

Festë, traditë dhe gëzim, Erseka mirëpret Ditën e Verës me një atmosferë plot gjallëri

Për 14 marsin, në tryezat e tyre nuk mund të mungojnë kulaçi, vezët e ziera, veroret dhe ëmbëlsirat e ndryshme, të cilat përgatiten sipas traditës së vjetër të Kolonjës.

14 Mars 2026, 09:37 Nga E. D
Festë, traditë dhe gëzim, Erseka mirëpret Ditën e
foto ilustruese

ERSEKË- Qyteti i Ersekës mirëpret Ditën e Verës me një organizim të veçantë dhe plot gjallëri, për të shtatin vit radhazi. Nga qytetarët e zakonshëm, te grupet artistike dhe amvisat kolonjare, të gjithë bëhen pjesë e festës duke i dhënë sheshit një atmosferë tradicionale.

Për 14 marsin, në tryezat e tyre nuk mund të mungojnë kulaçi, vezët e ziera, veroret dhe ëmbëlsirat e ndryshme, të cilat përgatiten sipas traditës së vjetër të Kolonjës.

“Bëjmë verore të bardhë me pe te kuq. E vëmë në duar dhe fëmijëve. Marrim thanat. Misrat e zier me hi, i lajmë. Bëjmë kulaç, petanik, nga ato që bëjmë pastërma. Vezë të kuqe, kulaç, kush e kush nga komshinjtë të çohej më parë në mëngjes. Ishte traditë që na i kanë lënë të vjetrit”, thonë zonjat.

Ndërkohë, kryetari i bashkisë Kolonjë thekson se aktivitetet e organizuara për këtë festë sjellin gjallëri dhe atmosferë festive në sheshin “Rilindja”. Kryebashkiaku theksoi se Dita e Verës është festë që buron jo nga komercialiteti, por festë pagane e festuar ndër shekuj mes traditave fetare dhe pagane.

"Sado traditë e zhurmë do ketë njerëz që thonë s’ka, njerëz por rrjetet virtuale e dinë. Dita e Verës është festë që buron jo nga komercialiteti, por festë pagane e festuar ndër shekuj mes traditave fetare dhe pagane. Uroj që shqiptaret te kenë shëndet, begati, qetësi”, tha kryetari i bashkisë./Dosja.al

qyteti i ersekës

Sondazh

Poll