Politike

"Jam bërë pishman"/ Nga fëmijëria, politika dhe jeta personale, Belind Këlliçi rrëfehet në “Elevate by Floriana Garo”

Këlliçi tregoi për fëmijërinë e tij, të cilën e ka kaluar në Myslim Shyr, i rrethuar nga shumë shokë. Demokrati ka treguar edhe për pasionet e tij, muzikën dhe tenisin. 

13 Mars 2026, 19:16 Nga E. D

 

"Jam bërë pishman"/ Nga fëmijëria, politika dhe
Floriana Garo, Belind Këlliçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka rrëfyer të pa thënat e jetës së tij në emisionin “Elevate by Floriana Garo”. Ndryshe nga herët e tjera, ku Këlliçi flet për politikën, këtë herë ka folur për jetën e tij personale. Këlliçi tregoi për fëmijërinë e tij, të cilën e ka kaluar në Myslim Shyr, i rrethuar nga shumë shokë. 

Demokrati ka treguar edhe për pasionet, muzikën dhe tenisin. Këlliçi foli edhe për jetën perosnale, ku theksoi se është bërë pishman, pasi i ka dedikuar 24 orë në ditë betejës politike dhe ka humbur pjesë të tjera shumë të rëndësishme. 

"Jam bërë pishman, është një nga gjërat që jam bërë pishman, që i kam dedikuar 24 orë në ditë betejës politike dhe kam humbur pjesë të tjera shumë të rëndësishme", tha Këlliçi./Dosja.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FLORIANA GARO (@florianagaro)

belind këlliçi floriana garo

Sondazh

Poll