Politike

Ankimoi masën ‘arrest me burg’, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt

Beqaj kishte kërkuar shfuqizimin e disa vendimeve të gjykatave të posaçme dhe të Gjykata e Lartë e Shqipërisë, duke pretenduar se ato binin në kundërshtim me Kushtetutën dhe duke kërkuar kthimin e çështjes për rigjykim në shkallën e parë.

13 Mars 2026, 17:27 Nga E. D
Ankimoi masën ‘arrest me burg’, Gjykata Kushtetuese rrëzon
Ilir Beqaj

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit, Ilir Beqaj kundër vendimeve gjyqësore që caktuan ndaj tij masën e sigurimit personal “arrest në burg”. Beqaj kishte kërkuar shfuqizimin e disa vendimeve të gjykatave të posaçme dhe të Gjykata e Lartë e Shqipërisë, duke pretenduar se ato binin në kundërshtim me Kushtetutën dhe duke kërkuar kthimin e çështjes për rigjykim në shkallën e parë.

Në vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se kufizimi i lirisë personale të Beqajt është bërë në përputhje me ligjin dhe mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme për veprat penale për të cilat ai po hetohet. Sipas gjykatës, vendimet e gjykatave të zakonshme janë mbështetur në prova dhe në rrethanat e hetimit penal.

VENDIMI I GJYKATËS KUSHTETUESE:

VENDIMI I GJYKATËS KUSHTETUESE:

Gjykata Kushtetuese, në mbështetje të neneve 131, pika 1, shkronja “f” dhe 134, pika 1, shkronja “i”, të Kushtetutës, si dhe neneve 72 e vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me shumicë votash,

VENDOSI:

Rrëzimin e kërkesës.

Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

Marrë më 28.01.2026

Shpallur më 13.03.2026

 

A N Ë T A R E                                   A N Ë T A R E                                  K R Y E T A R E

 Kundër                                                            

/Sonila Bejtja/(d.v.)                        /Marsida Xhaferllari/(d.v.)            /Fiona Papajorgji/(d.v.)

                                               

                        A N Ë T A R E                                   A N Ë T A R  

                                                                                                               

                        /Marjana Semini/(d.v.)                     /Ilir Toska/(d.v.)       

                                               

                                    A N Ë T A R                          A N Ë T A R 

                                    Kundër

                                    /Sandër Beci/(d.v.)                 /Asim Vokshi/(d.v.)

Vërtetohet njësia me origjinalin

SEKRETAR I PËRGJITHSHËM

Eugen PAPANDILE

ilir beqaj

Sondazh

Poll