Aktualitet

Rreth 2.5 milionë euro dëm shtetit francez duke shmangur TVSh-në, kapet duke hyrë në Shqipëri 61-vjeçari nga Italia

Sipas njoftimit të policisë, PKK Rinas kanë konstatuar se 61-vjeçari nga Italia që synonte të hynte në Republikën e Shqipërisë, ishte aktualisht në kërkim nga autoritetet franceze.

13 Mars 2026, 10:25 Nga D.S
Rreth 2.5 milionë euro dëm shtetit francez duke shmangur TVSh-në,
Interpol

TIRANË- Interpol Tirana ka kapur një italian i cili dyshohet se i shkaktoi shtetit francez, rreth 2.5 milionë euro dëm, duke shmangur TVSh-në gjatë transaksioneve të disa kompanive franceze, kapet gjatë tentativës për të hyrë në Shqipëri. Sipas njoftimit të policisë, PKK Rinas kanë konstatuar se 61-vjeçari nga Italia që synonte të hynte në Republikën e Shqipërisë, ishte aktualisht në kërkim nga autoritetet franceze.

Nga verifikimet rezultoi se Gjykata e Parisit, në vitin 2024, e ka dënuar 61-vjeçarin, me 2 vjet burgim, për mashtrim të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe për pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale. Mësohet gjithashtu se ai ishte pjesë e një zinxhiri tregtarësh që qarkullonte kuota ndërmjet kompanive franceze, gjatë vitit 2009, duke shmangur TVSh-në.

Njoftimi i policisë:

"PKK Rinas/Vijon operacioni ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”. I shkaktoi shtetit francez, rreth 2.5 milionë euro dëm, duke shmangur TVSh-në gjatë transaksioneve të disa kompanive franceze, kapet gjatë tentativës për të hyrë në Shqipëri, 61-vjeçari nga Italia.

Gjatë verifikimeve të detajuara në hyrje/dalje të Shqipërisë, me objektiv parandalimin e paligjshmërive në kufi, si dhe lëvizjen ilegale të shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas kanë konstatuar se një shtetas që synonte të hynte në Republikën e Shqipërisë, ishte aktualisht në kërkim nga autoritetet franceze.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, shërbimet e Policisë Kufitare, në vijim të operacionit “The Wanted”, bënë ndalimin, me qëllim ekstradimin në Francë, të shtetasit italian, V. C., 61 vjeç. Nga verifikimet rezultoi se Gjykata e Parisit, në vitin 2024, e ka dënuar këtë shtetas, me 2 vjet burgim, për mashtrim të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe për pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas ishte pjesë e një zinxhiri tregtarësh që qarkullonte kuota ndërmjet kompanive franceze, gjatë vitit 2009, duke shmangur TVSh-në. Gjithashtu, ka rezultuar se ky shtetas ka pastruar fitimet e kësaj veprimtarie kriminale. Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Francë, për ta finalizuar procedurën për esktradimin e këtij shtetasi."/Dosja.al

kapet duke hyrë në shqipëri 61-vjeçari nga italia rreth 2.5 milionë euro dëm shtetit francez duke shmangur tvsh-në

Sondazh

Poll