Aktualitet

Kontrolle në burgjet e Malandrinos: Policia greke gjen thikë dhe çelësa në qelinë e një krimineli famëkeq shqiptar

Sipas informacioneve, policia u përpoq të hynte në qelinë e një të dënuari shqiptar pasi kishte informacion se ai zotëronte sende të paligjshme.

13 Mars 2026, 10:08 Nga D.S

Kontrolle në burgjet e Malandrinos: Policia greke gjen thikë dhe

GREQI- Oficerët e Drejtorisë për Luftimin e Krimit të Organizuar bastisën burgun e Malandrinos në Greqi. Sipas informacioneve, policia u përpoq të hynte në qelinë e një të dënuari shqiptar pasi kishte informacion se ai zotëronte sende të paligjshme.

Media greke, shkruan se policia greke hasi vështirësi pasi i burgosuri e kishte siguruar atë me një copë druri. Përfundimisht, policia e shkatërroi dhe kontrolloi zonën, duke gjetur një thikë me këllëf të zi dhe disa çelësa. U kryen gjithsej 16 kontrolle në qeli./Dosja.al

policia greke gjen thikë dhe çelësa në qelinë e një krimineli famëkeq shqiptar kontrolle në burgjet e malandrinos greqi

Sondazh

Poll