Bota

E para shqiptare/ Motra e Sonila Meços aktive në politikën gjermane, kandidon për postin e rëndësishëm

20 Shkurt 2020, 17:26 Nga DOSJA
E para shqiptare/ Motra e Sonila Meços aktive në politikën

TIRANË– Motra e moderatores së njohur shqiptare, Sonila Meço, Rezarta Reimann po kandidon për t’u bërë anëtare e Këshillit Bashkiak në Nurnberg të Gjermanisë.

Ajo është shqiptarja e parë në Gjermani që ka mbajtur postin e këshilltares bashkiake, ndërsa tani kandidon sërish me SPD-në.

“Motra ime, Rezi, tashmë ka konsoliduar angazhimin e saj politik, si këshilltare bashkiake. Në mars Bavaria shkon në zgjedhje lokale, kandidatët për këshilltarë bashkiakë kanë publikuar posterin me emrat e tyre, me lista të hapura, me cv të plotë,”-shkruante në një postim të saj Sonila.

POSTIMI I PLOTË:

 

 

Në Shqipëri e kemi harruar atmosferën e zgjedhjeve normale, ku njerëzit ndihen të rëndësishëm, sepse vota e tyre vlen, sepse pritshmëritë e tyre adresohen, sepse takimet elektorale janë forume idesh, përballje alternativash. Motra ime, Rezi, tashmë ka konsoliduar angazhimin e saj politik, si këshilltare bashkiake. Në mars Bavaria shkon në zgjedhje lokale, kandidatët për këshilltarë bashkiakë kanë publikuar posterin me emrat e tyre, me lista të hapura, me cv të plotë. Doktoraturat, përvoja në administrim, formimi akademik dhe kulturor dominojnë përfaqësimin. Si për të kujtuar se si duhet të ngjajë një fushatë dhe për kënaqësi shpirti… #proudsister

A post shared by Sonila Meço (@sonilameco1) on

Ndërsa sot ajo ka postuar foton e një të përditshmeje gjermane, ku ndër 5 kandidatët është edhe e motra.

“Rezi në fushatë, zyrtarisht!”-shkruan moderatorja.

POSTIMI I PLOTË:

 

 

Rezi në fushatë, zyrtarisht❤️ #proudsister

A post shared by Sonila Meço (@sonilameco1) on

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora rezarta reimann sonila meço rezarta reimann sonila meço

Sondazh

Poll