Sport

Flamurtari zyrtarizon shkarkimin e trajnerit italian Francesco Moriero…

Francesco Moriero nuk është më trajneri i Flamurtarit.

9 Mars 2026, 18:00 Nga DOSJA

Flamurtari zyrtarizon shkarkimin e trajnerit italian Francesco Moriero…

VLORE - Klubi vlonjat përmes një komunikate zyrtare bëri të ditur ndërprerjen e bashkëpunimit në mënyrë konsensuale me teknikun italian Francesco Moriero, duke e falënderuar për punën e bërë në pankinën e skuadrës bregdetare, ndërkohë që punën e tij do ta vazhdojë Andi Ribaj.

‘Klubi i Futbollit Flamurtari njofton se bashkepunimi me trajnerin Francesco Moriero ka përfunduar me mirëkuptim të plotë mes palëve. Klubi dëshiron të falënderojë trajnerin Moriero për punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë periudhës së tij në krye të skuadrës. Kontributi i tij ka qenë i rëndësishëm për ekipin dhe për zhvillimin e klubit”- theksohet në komunikatën e Flamurtarit.

Francesco Moriero që nuk ka qenë në pankinën e Flamurtarit në ndeshjet e fundit për arsye shëndetësore, e lë skuadrën vlonjate ne vendin e parafundit të klasifikimit me 24 pikë të grumbulluara në 27 ndeshje të zhvilluara në Kategorinë Superiore.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Flamurtari Football Club (@flamurtarifc1923)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll