Sport

FIFPRO - thirrje FIFA-s dhe AFC-së të sigurojë ekipin e futbollit të femrave të Iranit

“Mund të ketë lojtare që duan të kthehen. Mund të ketë disa lojtarë brenda grupit që dëshirojnë të kërkojnë azil, ose dëshirojnë të qëndrojnë në Australi për më gjatë. Mund të ketë disa që janë jashtëzakonisht të shqetësuar për udhëtimin e mundshëm për në shtëpi."

9 Mars 2026, 15:30 Nga DOSJA

FIFPRO - thirrje FIFA-s dhe AFC-së të sigurojë ekipin e futbollit

AUSTRALI - Sindikata globale e lojtarëve FIFPRO të futbollit thotë se pret që FIFA, AFC dhe qeveria australiane, të ushtrojnë ndikimin që kanë për të garantuar sigurinë e lojtareve të ekipit kombëtar të femrave të Iranit, e ardhmja e të cilave është lënë në pasiguri për shkak të konfliktit të vazhdueshëm në Lindjen e Mesme dhe përfundimit të fushatës së tyre në Kupën e Azisë për femra.

Duke folur në asamblenë e përgjithshme të organizatës në Sydney, presidenti i FIFPRO Azi/Oqeani, Beau Busch, tha se sindikata nuk kishte mundur të kontaktonte me skuadrën, por se ishte detyrë e FIFA-s, AFC-së dhe qeverisë australiane të siguroheshin që lojtarët të ruanin lirinë e veprimit për hapat e tyre të mëtejshëm.

"Ne i kemi kërkuar (qeverisë australiane) të punojë që lojtarët të kenë liri veprimi," tha Busch. "Është një situatë vërtet sfiduese. Mund të ketë lojtarë që duan të kthehen. Mund të ketë disa lojtarë brenda grupit që dëshirojnë të kërkojnë azil, ose dëshirojnë të qëndrojnë në Australi për më gjatë. Mund të ketë disa që janë jashtëzakonisht të shqetësuar për udhëtimin e mundshëm për në shtëpi."

Shqetësimi për mirëqenien e lojtareve nëse ato kthehen në Iran është rritur pas ndeshjes së tyre hapëse të Kupës së Azisë për femra kundër Koresë së Jugut, në të cilën ato bënë bujë globale duke mos kënduar himnin kombëtar të Republikës Islamike, në skena të ngjashme me protestën e heshtur të skuadrës së meshkujve në Kupën e Botës për Meshkuj FIFA 2022 në Katar.

Më pas, skuadra këndoi himnin dhe përshëndeti flamurin e Republikës Islamike në ndeshjet e mbetura, por kjo u shoqërua me zbulimet se një prezantues televiziv konservator i lidhur me regjimin, Mohammad Reza Shahbazi, i kishte etiketuar ato si "tradhtare të kohës së luftës" për shkak se nuk kënduan dhe se ata duheshin "trajtuar më rëndë".

"Ne e dimë që lojtaret janë ende (në Australi) për momentin," tha Busch. "Përgjegjësia jonë tani është të vazhdojmë të punojmë sa më shumë që të mundemi me AFC-në, FIFA-n dhe gjithashtu qeverinë australiane, për të siguruar që të ushtrohet çdo presion për t'u siguruar që lojtaret janë të sigurt, që ata të kenë njëfarë lirie veprimi rreth asaj që ndodh më pas."

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll