Sport

De Zerbi kandidat për pankinën e Man.Utd, ose Tottenhamit në sezonin 2026-27...

Sipas raportit, drejtorët e Tottenham dhe Manchester United e vlerësojnë stilin sulmues të lojës së Roberto De Zerbi, por tekniku italian ka edhe admirues te Manchester City, ku ka ndërtuar një lidhje të fortë me Pep Guardiolën.

9 Mars 2026, 15:00 Nga DOSJA

De Zerbi kandidat për pankinën e Man.Utd, ose Tottenhamit në

ANGLI - “The Telegraph” raporton se tekniku italian Roberto De Zerbi është në listën e ngushtë të Manchester Unitedit dhe të Tottenhamit për sezonin 2026-27, por Spurs duhet së pari të sigurojë mbijetesën.

Ish-trajneri i Sassuolos, Brighton dhe Marseille, De Zerbi, është kandidat për t'u bërë trajneri i ri i Tottenham dhe Manchester United sezonin e ardhshëm, raporton The Telegraph.

Sipas raportit, De Zerbi është i etur për punën te “Djajtë e Kuq” dhe është ndër kandidatët e klubit për sezonin e ardhshëm.

E njëjta gjë vlen edhe për Tottenhamin, por Spurs janë në një situatë të vështirë aktualisht pasi janë vetëm një pikë mbi zonën e rënies nga kategoria.

Trajneri i tyre i ri, Igor Tudor, i ka humbur të tre ndeshjet e para si trajner. Ish-tekniku i Juventusit rrezikon shkarkimin, por ai do të mbetet në krye të Spurs për ndeshjen e Ligës së Kampionëve të javës së ardhshme kundër Atletico Madridit.

Sipas raportit, drejtorët e Tottenham dhe Manchester United e vlerësojnë stilin sulmues të lojës së Roberto De Zerbi, por tekniku italian ka edhe admirues te Manchester City, ku ka ndërtuar një lidhje të fortë me Pep Guardiolën.

De Zerbi u largua nga Marseja me pëlqim të ndërsjellë më 11 shkurt. Klubi francez e kishte emëruar atë në verën e vitit 2024.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll