Sport

Guardiola pezullohet dy ndeshje, mori kartonin e gjashtë të verdhë këtë sezon….

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është pezulluar me dy ndeshje të Premier League pasi mori një karton të verdhë kundër Newcastle të shtunën, kartoni i tij i gjashtë i verdhë këtë sezon që rezultoi në një pezullim me dy ndeshje. Megjithatë, Guardiola do të jetë në dispozicion për të qenë në stol për finalen e Kupës Carabao.

9 Mars 2026, 09:00 Nga DOSJA

Guardiola pezullohet dy ndeshje, mori kartonin e gjashtë të

ANGLI - Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt, është pezulluar dy ndeshje pasi mori një karton të verdhë kundër Newcastle, raporton Sky Sports.

Ky është kartoni i gjashtë i verdhë i sezonit, që automatikisht shkakton pezullimin e tij nga Premier League. Megjithatë, ai do të jetë i disponueshëm për drejtimin e finales së Kupës Carabao kundër Arsenalit më 22 mars.

Sipas rregullave të FA-së, "ndeshjet e play-off-it të EFL-së dhe sistemit të ligës kombëtare (gjysmëfinalet dhe finalet) , si dhe finalet e Emirates FA Cup, EFL Cup dhe EFL Trophy, përjashtohen nga çdo ndalim automatik dhe nuk vlejnë për akumulimin e ndëshkimeve nga personat e zonës teknike".

Prandaj, Guardiola do të mungojë nga stoli për ndeshjen e Premier League të Cityt kundër West Ham të shtunën dhe çerekfinalen e Kupës FA fundjavën e parë të prillit.

Trajnerët pezullohen për një ndeshje për çdo tre kartonë të verdhë të marrë, dhe rregulloret e reja të futura këtë sezon, përcaktojnë një pezullim prej dy ndeshjesh për një karton të gjashtë të verdhë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll