Sport

Bylisi merr frymë lirisht, i largohet zonës së ftohtë me fitoren ndaj Vorës

Bylis shënoi një fitore shumë të rëndësishme në Kategorinë Superiore.

8 Mars 2026, 18:27 Nga DOSJA
Bylisi merr frymë lirisht, i largohet zonës së ftohtë me

BALLSH - Bylis shënoi një fitore shumë të rëndësishme në Kategorinë Superiore. Skuadra e drejtuar nga Mirel Josa në sfidën e saj të javës së 27 mposhti Vorën me rezultatin 1-0 në një sfidë direkte për mbijetesën.

Fati i kësaj ndeshjes u shkrua në pjesën e dytë ndërkohë që e para u mbyll me barazimin 0-0. Në këtë fraksion të lojës, skuadra ballshiote e kërkuan shumë golin dhe shanset i pati, por portieri Harizaj rezultoi një pengesë e vërtetë, kjo deri në minutën e 88-të kur Adepoju arriti më në fund të mposhtë gardianin e Vorës dhe të shënojë golin e fitores 1-0 të Bylis

Kjo fitore i jep mundësinë Bylisit të parakalojë Vorën në renditje dhe të dalë nga zona e ftohtë e klasifikimit për t’u pozicionuar në vendin e 7 me 27 pikë, 1 më shumë se Vora që zbret në vendin e 8.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll