Sport

Befasi në Vlorë, Flamurtari mund Vllazninë. 'Tërmet' në Superiore, në krye dhe në fund!

Flamurtari i le vendin e fundit Tiranës, vlonjatët tani +3 pikë mbi bardheblutë, ndërkohë që ndizet lufta edhe për kreun. Elbasani 2 pikë më pak

8 Mars 2026, 20:31 Nga DOSJA

Befasi në Vlorë, Flamurtari mund Vllazninë.

VLORE - Flamurtari shkakton befasinë në këtë javë të Kategorisë Superiore. Skuadra vlonjate e njëmijë e një halleve mposhti Vllazninë kryesuese në Vlorë me rezultatin e ngushtë 1-0 për të shkuar në kuotën e 24 pikëve duke e lënë vendin e fundit të klasifikimit.

Ishte një ndeshje, fati i së cilës u vendos që në pjesën e parë, teksa në minutën e 35-të, Bolzan shfrytëzoi një asist të Maksutit duke e dërguar topin në rrjetë për t’i dhënë avantazhin skuadrës vlonjate.

Telashet për Vllazninë u shtuan dy minuta më vonë kur Bismark për shkak të një faulli të ashpër ndaj Trashit u ndëshkua me karton të kuq duke e lënë skuadrën shkodrane me 10 futbollistë.

Megjithatë të besuarit e Edi Martinit e kërkuan golin e barazimit, por pa sukses. Ndeshja u mbyll 1-0 për Flamurtarin që mori një sukses të rëndësishëm, ndërkohë që në krye të klasifikimit rindizet gara për titullin, pasi Vllaznia sheh që Elbasani pas fitores me Tiranën t’i afrohet në vetëm 2 pikë.

Java e 27 do të mbyllet këtë të hënë me dy ndeshjet e mbetura, derbi mes Dinamos dhe Partizanit dhe Egnatia-Teuta

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll