Aktualitet

Pjesë e trafikut të kokainës, arrestohet shqiptari në Itali! Sekuestrohen rreth 700 doza kokainë dhe 7 mijë euro

Ndërhyrja u krye ditën e djeshme në Ankona, afër Piazza Rosselli ku policia bllokoi makinën e tij dhe më pasi vijoj me kontrollin e plotë të saj.

7 Mars 2026, 20:45 Nga E.d
Pjesë e trafikut të kokainës, arrestohet shqiptari në Itali!
Foto ilustruse

ITALI- Policia italiane ka arrestuar ditën e sotme një shqiptar në Perugia. Ai u arrestua nga autoritetet italiane, pasi u kap me tre kilogramë kokainë të ndarë në 343 doza të mbyllura me nxehtësi.

Ndërhyrja u krye ditën e djeshme në Ankona, afër Piazza Rosselli ku policia bllokoi makinën e tij dhe më pasi vijoj me kontrollin e plotë të saj. Kontrolli bëri të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e menjëhershëm të 25 mbështjellësve të kokainës.

Kontrollet e mëvonshme çuan në zbulimin e vendfshehjes kryesore të drogës. Mediat italiane shkruajnë se u zbuluane 274 doza kokainë, të cilat ishin varrosur pranë një rruge provinciale në territorin e Monsano. Më pas policia kontrolli edhe banesën e shqiptarit, ku arriti të gjente përsëri doza kokaine. 

Gjatë kontrollit u gjetën 44 mbështjellës të tjerë të kokainës, material për paketimin e dozave dhe rreth 7000 euro para në dorë, që besohet të jenë të ardhura nga tregtia e drogës. Shqiptari është arrestuar dhe është dërguar në burgun e Montacuto, ku mbetet në dispozicion të autoriteteve gjyqësore./Dosja.al

itali shqiptar kokaine

Sondazh

Poll